Aloooo znj.Kim!

Aloooo znj.Kim!

17:24, 27/01/2023
A+ Aa A-

Nga Myslim Murrizi

Aloooo znj.Kim!

Po dil e fol ndonjë fjalë e na shuaj “kureshtjen” se unë për vete “nuk besoj” që të jetë e vërtetë që një drejtor i lartë i FBI të ketë marrë disa të shkoqura nga Rama.

Z.McGonigal (Neza) të jetë kaq peshë e lehtë sa mund të pranonte një "bakshish" të tilëe?

Nuk e di pse nuk të thonë asnjë fjalë këta “baballarët” e Kombit, por unë e pres një reagim nga Ju znj.Kim sepse bëhet fjalë për “drejtësinë” dhe Ju e keni shumë merak saqë gati çdo javë keni shkuar për kafe tek ish-hetuesi i komunizmit Kraja dhe dy herë tek z. Dumani. 

Ju kam parë të interesoheni dhe të dilni në “paradën e krenarisë”, ju kam parë të inspektoni anijen nga Bangladeshi që marrin 600 mijë euro në ditë nga taksat e shqiptarëve, ju kam parë të reagoni pse Berisha “shtyu” Alibeajn nga foltorja e Kuvendit, ju kam parë të shkoni në selinë e blinduar të PD e të futeni nga dera ku dilnin xhenazet në kohën e komunizmit, ju kam dëgjuar t'u thoni demokratëve se do hanë bar po nuk ju dëgjuan thirrjen Tuaj, shkuat në KLP kur do zgjidhej drejtuesi i SPAK-ut, ju kam parë në Universitetin Bujqësor kur Rama ju cilësoi si sekretare partie, ju kam parë 7-8 herë në fushatën e 2021 në Elbasan për drekë me Nismën Thurje etj, etj.

Prandaj dilni të ju shoh unë dhe të gjithë shqiptarët se çfarë do thoni për këtë shenjtan drejtori të FBI që ka “ndyrë” duart me të një grusht parash?

Po që nga zyra e Ramës i është kërkuar të hetojë për PD pra opozitën a keni ndonjë dijeni apo ju i keni thënë ndonjë gjë Ramës se si mund ta sulmojë opozitën. 

A të pyes kot se mos ndonjë nga keta 17 prokurorët e SPAK-ut apo këta shenjtanë të BKH tonë kanë takuar këtë drejtorin McGonigal?

Se pastaj duhen shkarkuar menjëherë sipas “Vettingut” të famshëm se kanë patur kontakte të papërshtatshme ose janë infektuar si pro rusë!

Ehhhh çfarë të bën ish-Sigurimi i Shtetit shqiptar nuk ta bën Perëndia.

U nisët të bënit SPAK-un dhe BKH si FBI dhe u bë FBI si i Sgurimi i Shtetit dikur.

Tani hajde t'i përmbash më këta hajdutët shqiptarë znj.Kim!

Sa t'u thuash që ke vjedhur ose abuzuar me paratë e taksave, ata menjëherë do të na hidhen në fyt duke na thënë që ehuuuu paskeni llafe ju, në Amerikë korruptohet koka FBI me të shkoqura, e ju thoni pse tundohemi ne nga dhjetëra apo qindra miliona euro.

Ehhhhh çna more në qafe more McGonigal njëlloj si Kim Filbi dikur.

Tani kanë plotësisht të “drejtë” komunistët kur thonë që: nuk ka kala që nuk marrin komunistët.

Të përshëndes dhe të uroj suksese në jetë znj. Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco