VIDEO-SYRI TV/ Raporterja për Shqipërinë vizitë në Tiranë, Santos: Të respektohet liria e medias

17:27, 27/01/2023
A+ Aa A-

Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos mori pjesë në mbledhjen e këshillit të ingrimit nga ku kërkoi përshpejtim të reformave, në rrugën e integrimit. Santos deklaroi se ka pasur sulme ndaj gazetareve ne shqiperi, duke bere thirrje që të repektohet liria e medias.

Nga SYRI TV

Negociatat e çelura vitin e shkuar, kanë qenë moment i rëndësishëm. Ka ardhur koha të përshpejtohen reformat, në mënyrë që Shqipëria të bëhet pararendëse në këtë proces.

Ekziston nevoja për një vizion strategjik për rrugën që do ndiqet e një plan konkret për hapat që do merren. Vetëm kur e gjithë Shqipëria të bëhet bashkë, atëherë procesi i integrimit do të jetë i suksesshëm.

Siç e dini, Liria e medias është vlerë kyçe në BE. Shtypi luan rol jetik ne konsolidimin e një demokracie te fortë dhe për këtë arsye duhet të respektohet fort.

Në media duhet që të gjithë të japim llogari, është një nga pikat e kontaktit me qytetarët e që na lejon të japim mesazhet tona.

Duhet të ketë zero tolerancë për sulmet kundër gazetarëve, siç kemi parë kohët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco