VIDEO-SYRI TV/ KESH shet me çmim të ulët, 165 euro/mWh më lirë se Bursa Hungareze

17:12, 27/01/2023
A+ Aa A-

KESH edhe një herë po shet energjinë e prodhuar me çmime deri në katërfish më të ulëta se mesatarja e shitjes në bursën hungareze. Sipas të dhënave të tenderit të fundit, energjia po shitet deri në 25 euro për megavat orë, ndërkohë që blihet deri ne 190 euro për megavat. Nëse kesh do të shiste me çmimin referencë të bursës, të ardhurat e akumuluara do të kishin zbutur faturën e vitit 2022 kur energjia u ble me çmim deri në 400 euro për megavat orë.

Nga SYRI TV

Situata hidrike ka favorizuar shitjen e energjisë elektrike nga Korporata Elektorenergjetike  Shqiptare. Përgjatë muajit janar, KESH ka kryer 2 procedura shitjeje, ndërkohë që në total janë arkëtuar rreth 11.4 mln euro, teksa janë shitur 98 490 mWh energji.

Në tenderin e fundit kesh raporton mbylljen e kontratës për shitjen e 7200 megavatëve energji me çmim 97.33 euro për megavat orë, ndërsa në lotin e katërt energjia po shitet me një cmim prej 25 euro për megavat.

Krahasimisht me çfarë ndodh në bursën hungareze, referencë për vendin tonë, çmimi ka arritur mesatarisht deri në 190 euro për megavat. Në këto kushte, duke u favorizuar nga sasia e lartë e prodhimit, edhe një herë vendi ynë është duke shitur me shifra deri në katërfish më të ulëta energjinë. E njëjta situatë ndodhi edhe përgjatë muajit dhjetor ku si pasojë e reshjeve të larta, HEC-et prodhuan me kapacitet të plotë duke bërë që KESH të tenderojë me shifra shumëfish më të ulëta shitjen, ndërkohë që ka blerë energji deri në 400 euro për megavat në varësi të periudhës.

Ndonëse përgjatë muajve nëntor – dhjetor të vitit që lamë pas, nga shitja e energjisë u gjeneruan rreth 25 mln euro, nëse do të shitej me çmim burse të ardhurat do të ishin shumë herë më të kënaqshme për të zbutur kështu edhe kostot e larta të krijuara nga blerja e energjisë përgjatë vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco