Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Çaushaj: Edi Rama i vetmi që përmendet me emër në hetimet amerikane

16:51, 27/01/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Armela Ferkon ishte gazetarja dhe aktivistja, Rezarta Caushaj ku u shpreh se, në një vend ku kryeministri pritet që të luftojë korrupsionin dhe kryen vetë korrupsion, e vetmja mënyrë për ta larguar është, vota.

Caushja ka theksuar se përmendja e emrit të Ramës nga departamenti i drejtësisë është një mesazh i qartë.

"Në fakt të gjitha të dhënat që ne kemi vijnë nga hetimet, fakti është që kryeministri rezulton të jetë i vetmi person i identifikuar me emër ndryshe nga personat e tjerë që janë të akuzuar në dosje.

Kjo dosje është e ndarë nga dosja tjetër që lidhet me oligarkun Daripaska dhe lidhjet që zyrtari amerikan ka bërë për interesat e tij.

Ne na interesojnë dy aspekte, këtu është çështja e sigurisë sonë, dhe nëse kryeministri është kapur në histori korrupsioni ku ka përdorur institucionet amerikane për të goditur opozitë në Shqipëri është një problem i dorës së parë këtu.

Problemi i dytë këtu është që është e vështirë që ta lidhesh dhe ta dënosh për këto akuza pas ai nuk është kapur në kushte flagrance duke dhënë para.

Përmendja e emrit të tij do të mundet që të ishte evituar por përderisa e kanë publikuar kjo është dhe një mesazh ndaj tij sepse situata mundet që të jetë shumë serioze.

Ne nuk e dimë akoma se deri në cilën pikë do të shkojnë interesat amerikane dhe masat ndaj tij. Ne duhet të jemi koshient që Rama me këto akuza nuk mundet të arrestohet, por duhet që të zbardhet e vërteta që ta dënojmë me të vetmen mënyrë që është institucioni, votës. Ne pretendojmë që ky kryeministër të luftojë korrupsionin e ndërkohë kryen vetë korrupsion dhe shkel ligjin e amerikan, ne presim që të organizojë zgjedhje ndërkohë paguan lobistë që ta godasin opozitën në SHBA."- tha ajo ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco