E dashura e denoncoi McGonigal te FBI: Hetoni lidhjet e tij me Edi Ramën

E dashura e denoncoi McGonigal te FBI: Hetoni lidhjet e tij me Edi Ramën

16:44, 27/01/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me hetimin e FBI-së për ish-zyrtarin e saj, kreun e zyrës së kundëzbulimit të New York, Charles McGonigal.

Sipas asaj që shkruan, në një artikull Business Insider, ka qenë e dashura e McGonigal, Allison Guerriero, ajo e cila ka lajmëruar FBI-në për aktivitetin e zyrtarit në Shqipëri.

Guerriero i ka nisur një email kreut të FBI-së në New York dhe i ka kërkuar që të hetohet aktiviteti i McGonigal në Shqipëri, sepse ai ishte bërë mik i afërt me kryeministrin e këtij vendi, Edi Ramën.

Më pas FBI ui ka shkuar Guerrieros në shtëpi dhe i ka treguar një foto të McGonigal me Ramën dhe kjo i ka identifikuar të dy.

Ja çfarë shkruan Businessinsider.com

Në fund të 2018, McGonigal dhe Guerriero u ndanë. Ajo kujton marrjen e një mesazhi anonim e armiqësor në email. Pak më pas, McGonigal i tha se ishte ende i martuar dhe nuk kishte ndërmend të ndahej nga gruaja. ‘U trondita’, thotë. ‘Isha e dashuruar me të dhe kjo ishte e dhimbshme’. Nisi të pinte shumë. Pak muaj më vonë, pasi kishte pirë, i nisi një email gjithë zemërim William Sweeney-t, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në New York dhe që e kishte prezantuar me McGonigal.

Ajo kujton se i shkroi Sweeney-t që duhej të shihte veprimet e McGonigal në Shqipëri. Ai ishte bërë mik me kryeministrin shqiptar dhe kishte shkuar disa herë në Shqipëri, udhëtime që do të dilnin më pas në akuzë.

Në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerrieros, thotë ajo, i treguan një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe e pyetën për bashkëveprimin mes tyre.

Ajo mori edhe një fletëthirrje nga gjykata për të paraqitur gjithë komunikimin me McGonigal si dhe informata për pagesa apo dhurata që i kishte dhënë ai.

FBI nuk pranoi të komentonte detaje specifike nga historia e Guerreiros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco