Skandali me Ramën/ Edhe mediat amerikane habiten: Sa lirë i bleu shërbimet e shefit të FBI-së

Skandali me Ramën/ Edhe mediat amerikane habiten: Sa lirë i bleu shërbimet e shefit të FBI-së

15:36, 27/01/2023
A+ Aa A-

Më përpara thuhej se qeveria e Edi Ramës regjistron nga një skandal në ditë.

Tani thuhet se qeveria regjistron një skandal paradite dhe një pasdite.

Pa e marrë veten akoma publiku nga skandali i zyrtares së Ramës, Alda Klosit dhe pastrueses Rozeta Dobi, doli mega-skandali i korruptimit të zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Por ironia në rrjetet sociale nuk u ndal. Sipas tyre, pastruesja Rozeta Dobi kishte marrë shumë më tepër para se McGonigal.

"Gjithsesi pastruesja kishte më shumë para se zyrtari i lartë i FBI-së," ironizonte gazetari Lutfi Dervishi.

Por edhe mediave amerikane u ka rënë në sy se sa lirë është shitur zyrtari i lartë i FBI.

Ja çfarë shkruan portali prestigjioz amerikan, Business Insider:

"Por ajo që mund të jetë më e habitshme në lidhje me çështjen kundër McGonigal është se sa lirë ai pretendohet se i ka dhënë me 'qira' kompetencat ligjzbatuese. Një aktakuzë sugjeron se për 225,000 dollarë, bashkëpunëtorët e McGonigal-it e detyruan atë të lobonte te kryeministri shqiptar për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës dhe më pas të hapte një hetim të FBI-së lidhur me një shtetas amerikan që kishte lobuar për një nga kundërshtarët politikë të kryeministrit".

Megjithatë edhe në këtë histori, kjo është vetëm maja e ajsbergut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco