Afera e Portit të Durrësit/ Komisioni Europian anulon grantin 2 mln euro: Shqetësim për zbatimin e MSA

Afera e Portit të Durrësit/ Komisioni Europian anulon grantin 2 mln euro: Shqetësim për zbatimin e MSA

15:08, 27/01/2023
A+ Aa A-

Komisioni Europian është pozicionuar kundër koncesionit korruptiv të qeverisë së Edi Ramës në lidhje me Portin e Durrësit.

Në përgjigjen kthyer kërkesës së dërguar nga deputetët e opozitës për shkeljen e MSA-së dhe standardeve të Bashkimit Europian, KE ka njoftuar se ka anuluar grantin prej 2 milionë eurosh nga Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Várhelyi, të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit, duke pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Komisioni Europian ka anuluar grantin prej 2 milionë eurosh nga Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Portin e Durrësit.  Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Várhelyi, ka theksuar se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit duke pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standardeve të Bashkimit Europian.

Bashkëngjitur letra e Grupit të Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco