VIDEO-SYRI TV/ Skandali 'Rama-McGonigal' i 'mbyll' gojën Yuri Kim

14:38, 27/01/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka heshtur për skandalin e ish–zyrtarit te lartë të FBI, Charls McGonigal, dosje në të cilën është përfshire edhe kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesja e SHBA-ve në Shqipëri, nuk bëri asnjë koment për mediat, pas takimit që zhvilloi për rreth 45 minuta, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe nga herët e tjera, kur ambasadorja amerikane në Shqipëri, ka komentuar të gjitha zhvillimet e aktualitetit, përmes reagimeve në Twitter, këtë herë, ambasadorja amerikane nuk bëri asnjë koment për skandalin që ka përfshirë mediat e huaja, ku ish-zyrtari i lartë i FBI, i cili është takuar të paktën katër herë me kryeministrin Edi Rama, dhe akuzohet nga drejtësia amerikane se ka marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh, për të influencuar një hetim për lobimin e opozitës, në institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi i ambasadores së ShBA, me trupën e Gjykatës Kushtetuese, vjen dy ditë pasi kjo gjykatë u plotësua më të gjithë anëtarët e saj, pas betimit të gjyqtares, Holta Zaçaj.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco