Afera e ish-zyrtarit të FBI, Salianji: Rama i dha statusin e investitorit strategjik rusit të sanksionuar nga SHBA

Afera e ish-zyrtarit të FBI, Salianji: Rama i dha statusin e investitorit strategjik rusit të sanksionuar nga SHBA

08:25, 27/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka treguar në një intervistë në studion e “PANORAMA TV”, se opozita do të publikonte fakte për të diskutuar me mazhorancën në lidhje me akuzat për përfshirjen e Kryeministrit Rama në aferën e ish-zyrtarit të FBI-së që u arrestua në SHBA.

Salianji vuri në dukje se Rama sot bojkotoi seancën plenare për të mos dhënë llogari para qytetarëve, edhe pse ishte regjistruar për të folur në Kuvend për viktimat e Holokaustit. “Edi Rama sot ishte i regjistruar për të folur si Kryeministër në përkujtimin e viktimave të Holokaustit. Nuk erdhi fare për të dhënë shpjegime për të shpjeguar lidhjet dhe përfshirjen e tij për të përdorur sipas akt-akuzës së jurisë së madhe, për të keqpërdorur për interesat personale dhe politike.

Kjo nuk është një çështje që ka nisur nga opozita dhe as nga mediat në Shqipëri. Ka dalë nga mediat ndërkombëtare. Sot duhet që shteti shqiptar të kishte thirrur për të marrë në pyetje Kryeministrin Edi Rama”, deklaroi ai. Salianji përmendi takimet e Ramës me ishzyrtarin e FBI-së, McGonigal, për herë të parë në vitin 2017, e cila është pasuar një vit më vonë me dhënien e statusit të investitorit strategjik për një shtetas rus të sanksionuar nga SHBA. Këtu jemi në situatat nga kush ka përfituar ai në raportin e zyrtarit të FBI-së.

Pse i ka marrë këto para? Pse përmendet kryeministri i Shqipërisë? Pse është përdorur nxitja dhe informacioni i qeverisë shqiptare. Jemi në kushtet kur Edi Rama përmes ryshfetit ka minuar demokracinë, i ka vendosur tritol demokracisë duke dëmtuar një prej dy partive kryesore që mbajnë në këmbë pluralizmin. Për herë të parë e ka takuar në 9 shtator të vitit 2017. Një vit më vonë i jep oligarkut rus të sanksionuar nga SHBA, e bën investitor strategjik në Llogara. Edi Rama jo vetëm që ka dhënë apo njerëzit e tij, por i kanë dhënë edhe para, madje Rama i ka dhënë koncesione.

Kjo është linja logjike. Së pari kemi të bëjmë me një akt të rëndë që ka të bëjë me SHBA. Rama është zyrtari më i lartë në një vend të Europës që është kapur duke tentuar të korruptojë një zyrtarë të lartë të SHBA, për t’i dhënë informacione në lidhje me një pagesë për Nick Muzin për të lidhur Partinë Demokratike me financimet ruse. Rublat na qenkan këto. Kemi një rus të kapur dhe të sanksionuar nga SHBA që influencon përmes Charles McGonigal për të dëmtuar PD dhe për të favorizuar Kryeministrin. Të dalë dhe të shpjegojë Kryeministrin pse e ka takuar disa herë. Çfarë janë këto takime private në Amerikë, në Tiranë dhe Austri”, deklaroi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco