Berisha: Tani duhet prova finale! Opozita ose duhet të ‘shkatërrojë’ Ramën, ose të shkatërrojë veten!

Berisha: Tani duhet prova finale! Opozita ose duhet të ‘shkatërrojë’ Ramën, ose të shkatërrojë veten!

23:34, 26/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. 

Ai tha në 'Open' se me skandalin e fundit që përfshin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, opozita do të bëjë gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare.

Sipas Berishës prova përfundimtare është një revolucion që ose do të përfundojë me shkatërrimin e Edi Ramës, ose me shkatërrimin e opozitës.

“Problemi aktual, në vlerësimin tim për opozitën, është betejë për jetë a vdekje. Të thuash se ka vjedh votën, thua një të vërtetë, por është komplekse. E vërteta është që ai në pushtet duke vjedh votën është. Të thuash që po bën gjithçka në Parlament për të shtypur opozitën, ju e dini se aktet e tij në Parlament janë antikushtetuese, por kjo e fundit që Rama angazhon njeriun ndër më kryesorët të sigurisë në SHBA kundër opozitës, rrjetet ruse siç del tani, opozita këtu me këtë person të ardhme nuk ka, dhe opozita bën gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare. Një revolucion që duhet ose të përfundojë me shkatërrimin e Ramës, ose më shkatërrimin e opozitës, opozitë fiktive nuk duhet të ketë”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku27/01/2023 08:52

I nderuar Doktor Berisha! Me ne fund foli ZOTI i MADH, nen gjykimin e te cilit jemi te gjithe, se AI VONON POR NUK HARRON! Dhe populli yne i varfer, i vjedhur, i shkelmuar por i mencur qe thote: E VERTETA ZHYTET POR NUK MBYTET! Ju i nderuar Z. Berisha, vuajtet, u trubulluat, u ofenduat, por me ne fund dolet faqebardhe!! Ju perballuat kucendren flakehedhese (" i shkreti"funksionar i larte iFBI, ka mbetur i shushatur, nga banditizmi i kelysheve, i gjarprinjve te paraardhesve komuniste. Edhe ai i stervitur profesionalisht nga shkollat me te mira te spiunazhit, ra ne rrjeten e personave qe nuk dine gje tjeter ne jete, vecse te jene vete dhe te jene te rrethuar nga korrupsioni dhe njerez te korruptuar!!! Prandaj i Nderuar Z. Berisha, mos prisni qe drejtesia shqiptare do ti tregoje vendin ketyre gjarperinjve, nuk shpresojme kurre, prandaj ZOTI, ju ktheu JU!!! Prandaj udhehiqeni kete popull te drobitur, duke nxjerre mesime nga gabimet e te kaluares, njehere e pergjithmone drejt nje lindjeje te re, me ligje te drejta, te zbatuara drejt nje te ardhme ndryshe! E keni detyre Z. Berisha!!

Shto koment

Denonco