Salianji: Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Rama të dorëhiqet?

21:48, 26/01/2023
A+ Aa A-

Edi Rama duhët të japë dorëheqjen dhe organet ligjzbatuese duhet të nisin hetimet ndaj tij. 

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha në Çim Peka Live se ajo që po ndodh në Shqipëri është e pangjarë në vendet e tjera. 

"Çfarë duhet të ndodhë më në një vend që kryeminstri të japë dorëheqjen? E mendoni ju në ndonjë vend tjetër që të ndodhë ky skandal dhe kryeministri jo vetëm që nuk ikën por mban me thonj karrigen, kapet me thonj, del dhe bën gjasme sikur tallet. Ka disa deputetë të PS, në politikë njiohen që ka idiotë të dobishëm, këta janë idiotë të padobishëm, e ka mirë ai që nuk del fare, e ku është futur, nuk e di deri ku do të shkojë hetimi, por rri e pret ai", tha Salianji.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco