Zeka: Drejtësia shqiptare duhet të sqarojë nga dolën 225 mijë dollarët?

21:36, 26/01/2023
A+ Aa A-

Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se drejtësia shqiptare duhet që të sqarojë disa pika të errëta në dosjen amerikane për Edi Ramën.

Sipas Zekës, drejtësia shqiptare minimumi duhet që të sqarohet origjina e 225 mijë dollarëve që Agron Nezaj i ka dhënë zyrtarit të FBI-së në atë kohë, aktualisht i arrestuar Charles McGonigal.

‘Drejtësia shqiptare ka për detyrim juridik të sqarojë te shqiptarëtt se nga dolën 225 mijë dollarët nga kush i mori Agron Nezaj.

Nëse kanë dalë nga Edi Rama, atëherë ai ka bërë vepër penale’, tha Milaim Zeka në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco