VIDEO/ Salianji zbërthen skemën korruptive Rama-McGonigal: Afera është 300 mln USD vetëm te njëra kompani!

21:13, 26/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha në Çim Peka Live se afera korruptive Rama-McGonigal është miliona dollarë. 

Sipas tij, shuma e 225 mijë dollarëve që përmendet në aktakuzën amerikane është vetëm shuma e kapur. 

Ai tha se ish-zyrtari i FBI kishte interesa biznesi me rusët e sanksionuar nga perëndimi dhe Edi Ramën në Shqipëri. 

Salianji nxori edhe shifrën e aferës Rama-McGonigal, e cila sipas tij arrin në 300 mln dollarë, vetëm për njërën nga kompanitë. 

"Kjo është afera më e rëndë e kapur ndonjëherë në 32 vite. Për herë të parë në historinë botërore, atë që s'e bëjnë as rusët, as kinezët, kryeministri i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet mekanizmave korruptive arrin të ndikojë, i kapur nga institucionet e drjetësisë amerikane, si njeri që ka ndikuar nëpërmjet personave të tretë për interesa politike te drejtuesi, zyrtari më i lartë i FBI i arrestuar deri më sot dhe i nxjerrë për gjykim në të gjithë historinë e SHBA. Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë kthyer kryeministrin e Shqipërisë në targetin kryesor. 225 mijë dollarë janë të kapura, por këtu bëhet fjalë për miliona euro. Bëhet fjalë për minimalisht 300 milionë dollarë.

Në aktakuzë thuhet se Personat A dhe B kishin interesa financiare. Unë si deputet shoh ça interesash mund të ketë, në biznesin e naftës. Sipas të dhënave të publikuara në media, McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare Law Office&Investigation aktualisht me aktivitet të pezulluar. Kjo kompani është themeluar nga Dizdari në vitin 2018. Në 2019 i shet aksionet për 3 dollarë te McGonigal, Rosini dhe Agron Neza. Shefqet Dizdari rezulton të jetë administrator i kompanisë Trans Oil dhe Terra Oil Swiss, e kthyer tani. Kjo kompani rezulton që në 2018, pasi është bërë takimi në 9 shtator 2017, është shpallur fituese e koncesionit në tre fusha naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Këto tre fusha naftëmbajtëse, përzgjedhja e kësaj kompanie u bë në shkelje të barazisë në tendera nga Gjiknuri, duke rrezikuar t'i shkaktojë vendit një dëm 300 mln dollarë. 

Edi Rama ka minuar demokracinë duke sulmuar kundërshtarët politikë. Jemi në kushtet kur Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet. Drejtësia nëse ka 1% drejtësi duhet të nisë hetim për të lidhur të gjithë elementët që mjafton me një kërkim të thjeshtë në rrjet që të kuptohet që bëhet për 300 mln dollarë minimalisht vetëm tek një kompani", u shpreh Salianji. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco