Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

VIDEO/ Milaim Zeka zbulon dy politikanët e Kosovës që takoi miku i Ramës, ish-zyrtari i FBI-së

21:07, 26/01/2023
A+ Aa A-

Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka zbuluar edhe emrat e dy politikanëve të Kosovës, që ka takuar ish-zyrtari i FBI-së, i arrestuar, Charles McGonigal së bashku me Agron Nezaj.

Zenka është shprehur në SYRI TV, se këta persona kanë mashtruar ish-drejtues të UÇK-së dhe politikanë të ndryshëm, duke iu marrë miliona euro.

‘Boshti i krejt këtij skandali që do të vazhdojë për të dalë në sipërfaqe dhe që ka qenë për disa vite, është loja me disa nga komandantët më të famshëm të UÇK-së, njerëz të hirearkisë më të lartë të Kosovës, biznesmenë të famshëm në Kosovë dhe Shqipëri, që ky grup u ka marrë miliona euro.

Janë Bexhet Pacolli dhe Ramush Haradinajt, dy politikanët që ka takuar Agron Nezaj. Por Agron Nezaj ka pasur lidhje shumë të ngushta me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun, e ka njohur dhe takuar disa herë ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili kur e kam pyetur se, nga e njeh Agron Nezajn, thotë se e kam njohur nëpërmjet ambasadores Çitaku.

Këta njerëz duke abuzuar dhe duke folur në emrin Jack Smith, u ka marrë njerëzve miliona euro, gjoja se mund të ua heqin akt-akuzat. Unë po them një emër, se sot më pyeti njëri se kush e njeh Haxhi Shalën. Haxhi Shala është deputet i parlamentit të Kosovës, njeriu që ka qenë mbi dy mandate deputet, njihet ‘Komandant Topi’, personalitet shumë i njohur, ai e dëshmon se një miku të tij, pjesëtar i partisë së Haradinajt, ky grup i ka kërkuar 1 mln euro për të ja tërheq aktakuzën.

Burimi im kryesor është njeriu në Bruksel i paraqitur me emrin ‘Florian’ dhe është paraqitur si agjent i CIA-s. Agron Nezaj është prezantuar edhe tek unë, e kam takuar dy herë, si agjent i FBI-së. Unë kur i kam dhënë informacionin një politikani të njohur në Kosovë dhe i thashë se ishte supermashtrues, dhe ai tha jo, e ke gabim.

Ai tha se valixhen e Agron Nezajt nuk guxon askush në aeroport të Shqipërisë dhe të Kosovës, ta hape. Këta kishin falsifikuar kartat e CIA-s se SHBA, dhe ky kishte paraqitur dokumentet e FBI-së, ai ‘Floriani’, që është nga Drenica që është Faik Imeri, dhe ju thoshte njerëzve që ka marrë pjesë në vrasjen e Osama Bin Laden dhe arrestimin e Millosheviç’, tha Milaim Zeka në ‘Çim Peka LIVE’ SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco