Soros kontrollon Bidenin/ Fox News: Drejtori i fondacionit të tij ka akses të rregullt në Shtëpinë e Bardhë

Soros kontrollon Bidenin/ Fox News: Drejtori i fondacionit të tij ka akses të rregullt në Shtëpinë e Bardhë

20:40, 26/01/2023
A+ Aa A-

Dy ditë më parë, gazeta e njohur amerikane, ‘New York Post’, publikoi një investigim nga gazetari Matt Palumbo. Ky i fundit shkruante se George Soros ka kontroll të plotë mbi presidentin amerikan, Joe Biden.

Sipas Palumbo, kjo është hera e parë që Soros kontrollon plotësisht një president amerikan.

Por jo vetë, kaq, Palumbo shkruan se edhe sanksionimi i liderit opozitar shqiptar, Sali Berisha, erdhi vetëm për shkak se Soros ka kontroll të plotë mbi Shtëpinë e Bardhë.

Në vazhdën e këtyre investigimeve, Fox News raporton sot se Soros e ka vendosur nën sundimin e tij Shtëpinë e Bardhë.

Sipas rrjetit të madh televiziv amerikan, drejtori i Soros ka akses të rregullt në Shtëpinë e Bardhë.

Tom Perriello është drejtor i nivelit të lartë i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur.

Fox News raporton se ai e viziton shpesh Shtëpinë e Bardhë për takime dhe vente.

Të dhënat tregojnë se Periello ka qenë 13 herë në tetë ditë të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë mes majit 2021 dhe shtatorit 2022.

“Afrimiteti i Perriello me administratën e Biden ilustron më tej qasjen e ngushtë të rrethit të brendshëm të Sorosit me ata që drejtojnë vendin. Djali i Soros, Alex, i cili vepron si kryetar i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur, ka regjistruar disa takime në Shtëpinë e Bardhë,” raporton Fox News.

“Perriello, ndërkohë, është gjithashtu i përfshirë me një grup të krahut të majtë që punon për të ndryshuar politikën pas dyerve të mbyllura”.

“Aksesi që ka familja e Sorosit dhe personeli i tij në administratën e Biden tregon një zhvendosje të fortë nga mandati i presidentit Obama. Në një intervistë të vitit 2018, Soros u ankua se Obama ishte një zhgënjim i madh për të. “Më mbylli derën,” tha Soros gjatë intervistës. “Ai bëri një telefonatë duke më falënderuar për mbështetjen time, e cila zgjati pesë minuta”,” raporton Fox News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco