Thellohet skandali/ Rama me Duçkën në Kiev, Berisha publikon foton

Thellohet skandali/ Rama me Duçkën në Kiev, Berisha publikon foton

12:39, 25/01/2023
A+ Aa A-

Thellohet skandali!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e mori edhe në Kiev Dorian Duçkën, këshilltarin e tij, të përfshirë në mega-skandalin e shpërthyer në SHBA.

Por ndërsa kjo histori po kthehet në çështje të sigurisë në SHBA, për shkak se personi i lidhur me Ramën dhe Duçkën, ka punuar për rusët, skandali është denoncuar nga kreu i opozitës, Sali Berisha.

Ai sjell foton ku Dorian Duçka shihet duke shëtitur në Kiev bashkë me Edi Ramën.

“Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev!

Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka,” shkruan Berisha.

Skandali qëndron në faktin se dy persona, të lidhur me një zyrtar të kompromentuar nga rusët, shëtisin nëpër rrugët e Kievit dhe takojnë zyrtarët më të lartë ukrainas në kohën kur Rusia vazhdon një luftë pushtuese ndaj këtij vendi.

Më i rëndë është fakti se Duçka, në dosjen e Departamentit të Drejtësisë, thuhet se punon për një konglomerat kinez. Ai ka lobuar për të korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, për interesa të ngushta financiare.

Ndërkohë kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka deklaruar se Personi B, Dorian Duçka, është nën hetim jo vetëm në SHBA, por edhe vetë në Kinë.

Berisha tha se një avion i gjatë që pati mbërritur dikur në Rinas, ka marrë Duçkën, bashkë me Ramën dhe vëllain e tij, Olsin, për t’i dërguar në Kinë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco