Skandali/ Berisha: Do bashkëpunojmë me Kongresin e SHBA për të hetuar

Skandali/ Berisha: Do bashkëpunojmë me Kongresin e SHBA për të hetuar

09:21, 25/01/2023
A+ Aa A-

Lideri demokrat Sali Berisha paralajmëroi dje ngritjen e një komisioni hetimor për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha akuzoi Kryeministrin Rama për lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Gjatë një konference të posaçme për mediat, Berisha njoftoi se do të vendosin lidhje me Kongresin e SHBAsë për të hetuar këtë aferë që sipas tij, shëtit si re e zezë në qiellin e Shqipërisë. Ish-Kryeministri kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur lidhjet e dyshimta mes Kryeministrit Rama dhe dy bashkëpunëtorëve të tij me ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charls McGonigal, i arrestuar të hënën dhe i liruar me kusht nga gjykata e Nju Jorkut, për shkak të lidhjeve me oligarkun rus, Oleg Deripaska.

“Do të ngremë një grup, komision hetimor parlamentar. Do të vendosim lidhje me Kongresin e SHBAsë për të hetuar këtë aferë, e cila shëtit si re e zezë në qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë. Edhe njëherë dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë me lidhje ruse. Dënoj me forcën më të madhe përdorimin nga këshilltarët jozyrtarë të Ramës, të logos dhe emaileve të qeverisë për llogari të tyre, siç është Dorian Duçka, që ka qenë drejtor i një konglomerati energjetik në Kinë. Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se Kryeministri i tyre është në hetim nga disa vende.

Zyrtari më i lartë në historinë e FBI-së u arrestua ditën e shtunë në aeroport në New York tek kthehej nga një udhëtim në Evropë. Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse. McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Muller, ishdrejtorit të FBI-së, për hetimin e lidhjeve të Presidentit Trump me rusët, por FBI-ja gradualisht gjeti se ky vetë kishte lidhje të sëmura ruse”, deklaroi ai.

Berisha bëri me dije se McGonigal ka lidhje të ngushtë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai theksoi se Rama ka diskutuar me McGonigal për investime ruse dhe se sipas dosjes që kanë autoritetet amerikane ai i ka dorëzuar ish-zyrtarit 225 mijë dollarë në një dorë. Sali Berishës denoncoi se lidhjet e Kryeministrit me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së i ka vendosur përmes dy bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

“Në të gjitha materialet zyrtare edhe ato direkte të Departamentit të Drejtësisë, strumbullar si persona në aferën McGonigal është Edi Rama, Agron Neza, Dorjan Duçka. Agron Neza quhet personi A, Dorjan Duçka personi B, kurse Edi Rama nuk është as B, as A as C, por është Edi Rama siç është, i lidhur kokë e xhep me agjentin e rrezikshëm”, u shpreh kreu i PD-së.

Sipas Berishës, përmes Duçkës e Nezës, Kryeministri ka bërë dy pagesa, njëra për lobim rus dhe tjetra për të hetuar lobuesit e Partisë Demokratike në Nju Jork. “Të hetohen të gjitha takimet, të skeduluara midis Charles McGonigal dhe çdo punonjësi të FBI-së me përfaqësues të misione të SHBAsë, çdo udhëtim të hetohet në Shqipëri, çdo pagesë dhuratë që i është dhënë nga Agron Neza dhe këshilltari i plotfuqishëm i Edi Ramës ose çdo person tjetër i lidhur me Republikën e Shqipërisë. Emrat janë vetëm për shqiptarët. Një jurinë e SHBA-së vuri në hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij, çfarë është zbuluar ndërkohë? Është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas mediave. McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies dhe të biznesit rus për hetime kundër opozitës në Nju Jork. Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin opozitën”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së deklaroi gjithashtu se disa muaj më parë, Gjykata e San Françiskos ka nisur hetim për komunikimet, dokumentet e materialet e McGregor, përfshi këtu edhe personat e lidhur me qeverinë e Shqipërisë, duke përmendur emrin e Kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco