Kryeministri në skandalin rus të FBI-së, Gjokutaj – Ramës: Të kishe qëndruar tek tek Bilali o derëzi…

Kryeministri në skandalin rus të FBI-së, Gjokutaj – Ramës: Të kishe qëndruar tek tek Bilali o derëzi…

08:31, 25/01/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, i cili është dhe Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme në Partinë e Lirisë në një reagim përmes rrjeteve sociale ironizon situatën e krijuar të kryeministrit Edi Rama i cili rezulton i përfshoirë në skandalin rus të ish-zyrtarit të lartë të Byrosë Federale të Inteligjencës (FBI), i cili është arrestuar nga autoritetet amerikane.

Në reagimin e tij Gjokutaj i sjell në vëmendje kryeministrit Rama një tjetër skandal të tij në SHBA me shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu, i cili u akuzua në atë kohë se kishte përdorur para të marra nga jashtë Amerikës për të siguruar një mundësi për fotografi mes Edi Ramës, në atë kohë, kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe presidentit amerikan Barack Obama.

Reagimi i avokatit Genci Gjokutaj

McGonigal është emër i vështirë për t’u shqiptuar o mavri!

Kishe qëndruar tek Bilali o derëzi e punëzi!

Kot nuk thonë mos ju ndaj pazarit të parë!

Ja tani!

Ta dinë shqiptarët hallin tënd e harrojnë hallin e tyre!

Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme të hënën në darkë pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar. Nga ky i fundit sipas dosjes amerikane McGonigal ka përfituar një shumë prej 225 mijë eurosh.Ai ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco