Departamenti i Drejtësisë në SHBA i përgjigjet Ramës: Lexo dokumentet, janë publike!

Departamenti i Drejtësisë në SHBA i përgjigjet Ramës: Lexo dokumentet, janë publike!

22:50, 24/01/2023
A+ Aa A-

Departamenti i Drejtësisë në SHBA i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles MicGonigal i cili ka marrë ryshfet nga kreu i qeverisë shqiptare për të lobuar kundër rivalëve të tij politikë.

225 mijë dollarë është paguar ish-shefi i zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York nga njerëzit pranë Edi Ramës, personi A dhe personi B, që më pas u identifikuan si Dorian Duçka dhe Agron Neza. Para të cilat zyrtari i FBI-së nuk i ka deklaruar sipas ligjeve amerikane. Dhe në këtë moment çështja ka marrë përmasat e një skandali që del përtej kufijve të SHBA-së dhe vjen drejt Tiranës, aty ku është gatuar ryshfeti.  

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të Vizion +, Departamenti i Drejtësisë në SHBA shprehet se çështja është aktive në gjyqësor dhe hetimet po vijojnë. 

Dokumentet janë publike, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Drejtësisë, duke i dhënë kështu një përgjigje të prerë Edi Ramës i cili këtë pasdite tentoi ta relativizojë skandalin e përmasave ndërkombëtare tashmë. 

Rama tha se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë pasi në të kundërt një gjë të tillë do ta nxirrnin hetimet. Por në të vërtetë reagimi i Ramës ishte si i një personi në faj, i penduar dhe që kërkon avokat. 

 

“Në praktikën e tij, Departamenti i Drejtësisë nuk komenton në lidhje me një çështje aktive gjyqësore apo për komunikimet me qeveri të tjera për rastet hetimore. Kësisoj, edhe për pyetjet në fjalë nuk mund të ketë një përgjigje tjetër përveç dokumentave që tashmë janë publike”.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA

Image

Sipas hetuesve amerikanë, Edi Rama është takuar të paktën katër herë me zyrtarin e FBI, por këto takime nuk janë raportuar.

Ish-zyrtari i larte i FBI-së, Charles McGonigal, që dyshohet nga prokurorët amerikanë për lidhje me Rusinë, rezulton të ketë aktivitet biznesi në Shqipëri.

SYRI TV ka zbuluar ekskluzivisht, se miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, në kohën që po lobonte për një takim në SHBA, në Shqipëri hapi një kompani, ku pas blerjes së aksioneve u emërua edhe administrator i saj.

Charles McGonigal u arrestua në aeroport në Nju Jork dhe është lënë në lirim me kusht pasi pagoi 500 mijë dollarë.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me një oligark rus, të quajtur Oleg Deripaska, me qëllim shmangien e sanksioneve ruse.

Por mbi të gjitha, McGonigal njihet edhe si mik personal i kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe është nën akuzë se ka marrë 225 mijë dollarë nga njerëzit e Edi Ramës, për të lobuar në SHBA kundër përfaqësuesve të opozitës shqiptare, rivalë të kryeministrit. 

LEXO EDHE: 

Dosja e plotë/ Lidhjet e Edi Ramës me ish-zyrtarin të FBI-së, çfarë kërkoi dhe pagesat në dollarë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco