Hysni Gurra: ‘Rama-Gate’ kërkon reagim, qytetarët duhet ta kuptojnë rëndësinë e skandalit diplomatik

22:44, 24/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emision ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv ishte analisti ,Hysni Gurra. Gurra diskutojë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka skandali që është bërë publik me arrestimin e zyrtarit të FBI dhe lidhjet e tij me Ramës.

Gurra ka përmendur edhe rëndësinë e një reagim qytetar ndaj skandaleve të tilla ku sipas tij problemi kryesor është që brezët që rriten nuk mësohen me ndjenjën e anti-konformizmit dhe reagimit kur përballen me padrejtësi.

"Ky një 24 orësh për mendimin tim ka qenë një zbërthim i çështjes më të madhe politike në Shqipëri Nën Grada e Berishës, që u pa qartë që ishte një vendim i qartë lobimi.

Narrativa e media çështja është që po ta shikosh nga orët e p[pasdites japin përgënjeshtrimin e Ramës pa u referuar për lajmin se për çfarë vjen ky reagim.

Ajo që është tragjike për një vend si Shqipëria ku një popull është aq i varfër, pa perspektivë kryeministri shpërndan para me çanta për të shkatërruar opozitën dhe për të forcuar pozitën e tij.

Shqipëria është shumë dobët nga ana kulturore, jam një brez i shkolluar pas 90 dhe dua ta pranoj që shkollimi në këto vite ka qenë shuam skandaloz, sepse në auditore nuk mësohet që të revoltohet kur ka një padrejtësi por të nënshtrohet. Elementi i vetëm i cili mund të bëjë një zgjim të këtij nervi nga padrejtësitë është opozita.  Nëse kritikon objektivisht qeverinë për situatën direkt të identifikojnë si berishit. Në Shqipëri opozitën kërkon ta zhdukë qeveria ndërsa e kundërta ka ndodhur në vendet e tjera partitë postkomuniste i ka zhdukur populli dhe vota."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco