Tërhiqet Yuri Kim? Vendimin (për Berishën) e merr partia, mbështetësit dhe populli shqiptar, jo ne

Tërhiqet Yuri Kim? Vendimin (për Berishën) e merr partia, mbështetësit dhe populli shqiptar, jo ne

11:27, 20/01/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka folur për situatën në Partinë Demokratike. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme, të cilat kanë qenë më të ashpra, Kim duket se ndryshuar qëndrim, duke zgjedhur të mos sulmojnë kryetarin Sali Berisha.

Në një intervistë për “Real Story”, kryediplomatja amerikane ka deklaruar se vendimin, duke lënë të nënkuptuar se bëhet fjalë për Berishën, duhet ta marrin demokratët dhe jo ambasada e SHBA-së.

Ajo bën thirrje që populli shqiptar të marrë vendimin bazuar në interesin e vendit. Duke vënë theksin te rëndësia që ka PD-ja, për demokracinë, Kim tha se nevojitet që opozitë e aftë për të fituar zgjedhje, dhe jo vetëm të ketë ide.

Kim: Pra, ky është një vendim që duhet të marrin partia dhe mbështetësit e saj, dhe në fund votuesit shqiptarë. Ne nuk mund t'i marrim ato vendime për ta. Ne e kemi bërë përcaktimin tonë në përputhje me interesin tonë kombëtar. Populli shqiptar, liderët shqiptarë duhet të marrin vendimin e tyre bazuar në atë që është në interesin kombëtar të Shqipërisë.

Ne kemi mendimin tonë dhe e kemi ofruar, që është që ju duhet të ecni përpara. Një nga gjërat që mendoj se të gjithë jemi dakord është se në një demokraci, roli i opozitës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duhet të kesh një opozitë të vërtetë që jo vetëm të ketë ide dhe lidership, por është realisht e aftë të fitojë zgjedhjet. Pra, deputetët e Partisë Demokratike do të duhet të mendojnë për këtë çështje dhe duhet të vendosin në përputhje me rrethanat.

Ne besojmë, si Shtetet e Bashkuara, se kemi një marrëdhënie shumë të veçantë me Partinë Demokratike. Ne ishim aty që në momentin e lindjes së saj. E vetmja herë që Ambasadori Amerikan ka “ndërhyrë” në punët e brendshme, në politikën e brendshme ka qenë viti 1990-91, më vjen keq, 1992, kur paraardhësi im, ambasadori Ryerson, në fakt bëri fushatë me Partinë Demokratike, me drejtuesit e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj20/01/2023 18:13

google translation: agree with everything you say! Why? It is bringing back to life the DP that was in a coma for 9 years!!! I think you will be recorded in the annals of history as the HEROINE OF THE DAYS OF THE DOomSDAY OF THE OPPOSITION IN ALBANIA!!! And the return of the HERO..

Gj20/01/2023 17:34

Znj. Kim! Jam puthuajse dakord me çfarë thoni! Nuk di anglisht por do dëshiroja të flisnim sy më sy dhe T'jua shprehja gjithçka të bukur që askush (përfshi rilindset) nuk ua thënë! Jeni Amerikë!

Shto koment

Denonco