Grenell: Joe Biden nuk po i kushton vëmendjen e duhur Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit

21:13, 19/01/2023
A+ Aa A-

Richard Grenell, ish i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, kritikon administratën e Joe Biden se ka lënë jashtë vëmendjes rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Në Çim Peka Live, Grenell tha se Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë jashtë fokusit të Shtëpisë së Bardhë. 

Peka: Kthehemi në Ballkan. Çfarë e lidh kaq shumë Richard Grenellin me Ballkanin, e vizitoni shpesh.
Grenell
: Se di, nuk mund të jap përgjigje për këtë. Si mund të shpjegosh diçka që e do, diçka që secilës ti i përgjigjesh. Ndoshta nuk do të përkthehet qartë, por as unë nuk di si të flas për dashurinë që kam për Ballkanin. Erdha këtu dhe pashë shumë padrejtësi dhe njerëz të uritur për demokraci e kapitalizëm, në të gjithë Ballkanin. Mendoj se kërkesat e tyre janë shpërfillur nga Amerikanët. Do të ishte kontroverse ta thosha, por do ta them këtë; nuk besoj se Shtëpia e Bardhë e Joe Biden, po i kushton vëmendjen e duhur, Shqipërisë, Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë. Nuk besoj se po i kushtojmë vëmendjen e duhur. Duket se ja kanë kaluar Departamentit të Shtetit dhe atje janë disa persona të cilët po i kushtojnë vëmendjen, por nuk po e informojnë presidentin. Kurse Donald Trump kishte personat e duhur të cilët shkonin në zyrën ovale dhe flisnin për Ballkanin. Ka pasur liderët në zyrën ovale.

Peka: Kjo është e prekshme dhe në mënyrë të veçantë gjatë presidencës së Obamës, kur zv/ presidenti Biden mbulonte Europës, interesi amerikan në Ballkan ka qenë minimal. Ju pak më parë më folët për investime dhe ekonomi se si mund të ndikojë në normalizmin kryesisht mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk e di nëse Grenell e di, që investimet amerikane në Shqipëri, Kosovës dhe Serbi janë minimale. Investimet, ruse, kineze dhe turke në Shqipëri e dominojnë tregun. Nëse ju mendoni se krizat politike zgjidhen me ekonominë, sot Ballkanin e kontrollon Kina, Rusia dhe Turqia. Ku ishin amerikanët?
Grenell:
Jam dakord dhe kur kam qenë në qeveri dhe jashtë saj, u kam thënë liderëve të Ballkanit që të refuzojnë kërkesat për investime nga këto vende dhe të kenë një marrëdhënie më të ngushtë me SHBA. Tani që punoj në sektorin privat dhe kompanive me fonde që financojnë projekte kam ardhur rregullisht në Ballkan dhe kam kërkuar projekte për të financuar, dmth projekte që na çojnë përpara, jo thjeshtë për të gjeneruar para, por projekte që e përmirësojnë jetën e individit. Marrëveshja e stabilizimit ekonomik Kosovë-Serbi që negociova kishte shumë elemente pozitive. Një pikë ishte që Serbia dhe Kosova ranë dakord që të dyja do të diversifikonin burimet e energjisë. Për Serbinë ishte një arritje e madhe, 100% e energjisë së saj vjen nga Rusia dhe angazhimi për të devirsifikuar burimet ishte një gjë pozitive. Po e shikoj që është duke ndodhur dhe shpresoj të përshpejtohet ritmi. Them se ishim në rrugën e duhur.

Peka: E keni shumë korrekt informacionin që Serbia varet 100% nga energjia ruse dhe një alternativë tjetër do ti bënte mirë. Pse jeni i bindur se serbët të kenë një tjetër alternativë varësie energjie përveç se asaj ruse.
Grenell:
Sepse kam pasur një bisedë me anëtarët e qeverisë dhe jashtë saj, se si do të ishte e ardhmja. Kjo është vetëm një shembull. Do të thosha gjithashtu se kam shprehur indinjatën ndaj Albin Kurtit, se si qeveritë e njëpasnjëshme amerikane ajo Obama, Trump, Biden, kanë vepruar me marrëveshjet e energjisë në Kosovë. Ka pasur një marrëveshje të para 6 muajve që do të ishte shumë pozitive për Kosovën. Energji e gjelbër, më e lirë dhe në fakt kjo u refuzua nga Albin Kurti. Mendoj se kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Duhet të punojmë shumë për të bindur partnerët tanë se investimet amerikane janë shumë pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco