Rama krijoi aplikacion për kontrolluar administratën/ Grenell: Njerëzve nuk mund t'u mbyllet goja!

21:02, 19/01/2023
A+ Aa A-

Richard Grenell komentoi në Çim Peka Live vendimin e Edi Ramës për të mbajtur administratën nën kontroll përmes një aplikacioni që gjurmon nëse ata i bëjnë 'like' dhe 'share' postimeve të kryeministrit. 

Grenell tha se mjaft gjëra janë shqetësuese. 

Ai shtoi se vetë personalisht nuk do t'u kishte mbyllur gojën njerëzve, por do t'i dëgjonte për arsyet e tyre nëse s'do të ishin dakord me të. 

Peka: Por unë po ju jap të fundit se çfarë ndodh në Shqipëri. Kryeministri shqiptar ka ndërtuar një aplikacion i cili kontrollon çdo pjesëtarë të administratës publike nëse i bën like apo jo postimeve të kryeministrit. Nëse jo, largohet nga puna. Ju flisni për Amerikën ne jetojmë në Ballkan, aq më keq në Shqipëri. A e percepton dot një qytetar i lirë amerikan që thotë se kam median time, rrjetin social, se në një vend të Europës, një pjesëtar i administratës që nuk i bën like kryeministrit të largohet nga puna.
Grenell
: Nuk di për këtë aplikacion dhe nuk dua të flas për këtë. Më lejoni të them disa gjëra që më duken shqetësuese. E shoh Amerikën dhe shoh edhe trupën mediatike të Shtëpisë së Bardhë dhe pjesa më e madhe, në fakt shumica dërrmuese e tyre janë të majtë liberalë, leftisë, të cilët e mbështesin Joe Biden me sy mbyllur. Nuk besoj se kjo i shërben Amerikës dhe amerikanët nuk po dëgjojnë të dy anët e historisë. Babai gjithnjë më thoshte, ulu dhe dëgjo njerëz të ndryshëm, mos u thuaj të pushojnë se do të mësosh diçka prej tyre. Kështu unë gjithmonë, dua një dialog të qetë dhe të respektueshëm. Nëse ti nuk je dakord me mua, të kesh shansin dhe të thuash arsyet. Unë nuk dua të ua mbyll gojën njerëzve, por publiku ka për detyrë të ulet të dëgjojë, të presë radhën e vet dhe të japë mendimin e tij. Zyrtarët e qeverisë kanë për detyrë të dëgjojnë të gjitha palët dhe të marrin vendimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco