Lajmi i fundit

Bloomberg: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës pas hetimit të Rai3, ku kryeministri del i përfshirë në krimin e organizuar dhe korrupsionin

A beson te rikthimi i Donald Trump? Ja si përgjigjet Richard Grenell

20:58, 19/01/2023
A+ Aa A-

Richard Grenell shprehet se beson te rikthimi i Donald Trump, po ashtu si shumica e amerikanëve. 

Ai tha në Çim Peka Live se njerëzit janë të uritur për një ekonomi të Trump, duan politikën e jashtme dhe vendosjen e paqes në botë. 

Këto sipas tij realizohen me rikthimin e Trump. 

Grenell tha se dëshiron që Trump të rikthehet. 

Peka: Edhe një pyetje të fundit për Amerikën. A beson Richard Grenell në një rikthim të Donald Trump?
Grenell:
Sigurisht. Edhe amerikanët e besojnë. Njerëzit janë të uritur për një ekonomi të Trump, duan politikën e jashtme të Trump. Nuk do të kishte luftë në Ukrainë nëse do të ishte Trump në Shtëpinë e Bardhë. Më lejoni të them haptas. Unë kam qenë 2 vite ambasador në Gjermani dhe jam marrë konkretisht me atë që quhet, tubacioni i Putin, apo NordStream. Gjatë administratës së Trump në vendosëm disa sanksione për këtë tubacion. Nuk parashikuam luftë dhe probleme të mëdha në Europë, kur vendosëm sanksione mbi ketë tubacion. Më kanë kritikuar mua dhe Trump se po tregoheshim të ashpër për këtë. Kur në Senat erdhën demokratët i shfuqizuan sanksionet e Trump mbi NordStream dhe brenda pak muaj filloi lufta në Ukrainë. Putin e pa se ishin shfuqizuar sanksionet dhe ky ishte një moment dobësie. Do të ju thosha se Senati Demokrat që shfuqizoi sanksionet duhet të mbajë përgjegjësi për këtë përshkallëzim që përfundoi në luftë. Kur njerëzit e shikojnë këtë dhe shohin miliarda dollarë që duhet të paguajnë amerikanët për këtë luftë në Ukrainë, mendoj se njerëzit janë të uritur për Trump. Dhe kundërshtimi i luftës përpara se të vinte Trump president, media thoshte do të shkaktojë luftën e tretë, por në fakt vetëm solli paqen në botë. Arabët dhe izraelitët u bashkuan, nuk do të kishim luftën në Ukrainë. Do të thosha se amerikanët dëshirojnë të rritet ekonomia dhe të vendoset paqja. Mendoj se edhe aleatët tanë të NATO-s këtë dëshirojnë. Aleatët tanë latinë dëshirojnë këtë edhe ata nga Afrika. Unë shpresoj që Trump të kthehet dhe unë do të jem mbështetësi i tij i parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco