Begaj, Putinit: Zër mend dhe kuptoje, konflikti të marrë fund

Begaj, Putinit: Zër mend dhe kuptoje, konflikti të marrë fund

20:58, 19/01/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, i zgjedhur nga Edi Rama, Bajram Begaj ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke i kërkuar që të ndalojë luftën në Ukrainë.

Një ditë më parë Begaj organizoi një pritje me trupin diplomatik në Tiranë dhe me këtë rast ka mbajtur edhe një fjalim.

Me një gjumë arkaike, të vjetër dhe me raste edhe ushtarake, siç edhe ka të shkuarën, Presidenti Begaj i ka kërkuar presidentit Putin që të zërë mend dhe ti vejë gishtin kokës.

‘Shqipëria mbetet vendosmërisht në krah të ukrainasve, e aktivisht pjesë e bashkëpunëtore e aleancës euroatlantike. Shpresa jonë është që konflikti të marrë fund dhe agresori të zërë mend, duke kuptuar se kemi mjaft sfida për të përballuar globalisht, dhe luftërat e hapura të integritetit të vendeve e popujve nuk duhet të jenë pjesë e këtyre sfidave,’ tha gjatë fjalës së tij Presidenti Begaj gjatë pritjes me trupin diplomatik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco