Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

Grenell: Pse nuk do të garoj kurrë për një pozicion zyrtar. Por nëse Donald Trump...

20:52, 19/01/2023
A+ Aa A-

Richard Grenell shprehet për Çim Peka Live se nuk preferon të jetë politikan, por një diplomat që mund të merret me problemet që mund të zgjidhen. 

Gjithashtu ai deklaron se nuk do të garojë kurrë për një pozicion zyrtar. 

Por nëse Donald Trump në të ardhmen do t'i bëjë një ofertë në të ardhmen, Grenell thotë se do ta pranonte, por kjo do të varej nga pozicioni. 

Pjesë nga intervista

Peka: Richard Grenell është një politikan, diplomat apo një biznesmen?
Grenell:
E di, unë jam thjeshtë një djalë nga Michigani. Kam lindur aty dhe jam rritur në Kaliforni. Babai im ishte një shitës makinash dhe mamaja punonte në spitalin e zonës. Kishin 4 fëmijë dhe besonin në Zot. Besonin se njeriu duhet ti arrijë gjërat me punë. Nuk ishim të pasur, dhe nuk ishte problem. Nuk e dija se duhej të kishe para sepse kishim dashuri, një familje të përkryer. Unë jam thjeshtë një djalë nga Amerika që beson në ëndërrën amerikane. Shpresoj të mos jem kurrë politikan dhe nuk do të garoj kurrë për një pozicion zyrtar. Gjithsesi nuk i dihet, Zoti është nën kontrollin e jetës tënde. Megjithatë nuk e kam në plan të garoj. Përsa i përket diplomacisë, unë nuk do të doja të isha një diplomat karriere me kohë të plotë, por vetëm të merresha me problemet që mund të zgjidheshin. Kështu u bëra pjesë e qeverisë, solla përvojën tonë dhe kjo ishte e vetmja arsye pse u bëra pjesë e qeverisë, për të ju dhënë zgjidhje problemeve në një mënyrë të shpejtë.

Peka: U shprehët pak më parë se nuk do të kandidonit kurrë për një funksion zyrtar, por a do të pranoni një emërim në një funksion zyrtar. Për të qenë më korrekt për aq sa mund ta njoh unë publikun shqiptar. Ata që ju duan dhe ju urrejnë, kanë një arsye; Donald Trump. Shqipëria ishte shumë e ndarë përsa i përket presidencës Trump. Ndoshta ju duket çudi, por këtu janë sponsorizuar fushata që Donald Trump të mos merrte presidencën kur u zgjodh si president. Do të pranonit një emërim jo zgjedhje në një funksion tjetër të lartë në administratë në të ardhmen.
Grenell
: Më përpara kam pranuar dhe do ta pranoja, por varet nga pozicioni. Unë besoj tek Donald Trump, besoj tek statusi i të larguarit dhe atij që e shikon nga larg dhe punon në sektorin privat dhe sjell ide të reja në qeverisje. Jam mbështetës i Donad Trump. Besoj se media e keqkupton tërësisht, nuk e kuptojnë se ai është personi që ka mbështetur për vite edhe demokratët dhe republikanët. Ai është një person që do ti bëjë gjërat dhe nuk mendon për aspekte partizane. Ai e shikon problemin, çfarë problemi kanë republikanët dhe mendon për zgjidhjet. Median ka dashur ta kontrolloj. Por miqve të mi në media dhe kam shumë të tillë, do të ju thosha se tashmë ata ndihen të kërcënuar për shkak të asaj që po ndodh në botën reale. Njerëzit tani po bëhen gazetarë, mediat sociale na lejojnë që ne të ndërveprojmë si gazetarë, kemi mundësinë të shprehim zërin tonë. Politikanët dhe biznesmenët nuk kanë nevojë të shkojnë në redaksitë mediatike, por mund të ju drejtohen drejtpërdrejtë në mediat sociale. Unë besoj se kompanitë e mëdha mediatike ndihen të kërcënuara dhe mendoj se do të donin të kishin kontrollin. Përpara se të dilnin mediat sociale, njerëzit duhej të shkonin në televizion, të shkonin në gazetë në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohej nga publiku. Unë kam gati 1 mln ndjekës në Tëitter dhe askush nuk redakton komentet e mia, askush nuk më thotë se çfarë të them e çfarë jo. Unë mund të them çfarë të dua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco