Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Me çfarë merret tani Richard Grenell? Ish-shefi i inteligjencës amerikane flet për Çim Peka Live

20:48, 19/01/2023
A+ Aa A-

Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Donald Trump, Richard Grenell rrëfehet ekskluzivisht për Çim Peka Live. 

Në administratën Trump ai mbajti detyra të rëndësishme si shef i inteligjencës, i dërguar i presidentit për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe mjaft i angazhuar në çështjet e rajonit. 

Sot, Grenell punon në sektorin privat. 

Çim Peka: Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratën Trump, i dërguari i Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shumë i angazhuar me zhvillimet në Ballkan, sonte për herë të parë është në studion time në Tiranë. Z. Grenell faleminderit!
Richard Grenell:
Faleminderit që më pritët, është kënaqësi.

Peka: Interesi i parë për publikun shqiptar është, me çfarë merret tani Richard Grenell.
Grenell:
Jam në sektorin privat, jam larguar nga qeveria. Po përpiqem të vazhdojë punën që kam nisur në Ballkan. Ajo çka ne e kishim parashikuar, çështjen e negocimit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, ishte të kishim një sektor privat dhe plot vende pune që të hapeshin nga kompanitë private dhe të ulnin nivelin e papunësisë. Unë besoj se mënyra se si ne do ti zgjidhim problemet nuk është të ulemi rreth një tavoline dhe të flasim për çështje politike, por të hapim vende pune dhe të gjejmë mënyra për të arritur një normalizim ekonomik. E kjo ishte pikërisht ajo që kishte në vizionin e tij z. Trump. Ai donte që kompanitë perëndimore të hynin në këtë rajon. Megjithatë gjithnjë ka ekzistuar një konflikt i perceptuar pavarësisht ka ekzistuar apo jo konflikt të vërtetë, shumë kompani amerikane dhe perëndimore, kanë perceptuar se ka një konflikt në rajon dhe ne jemi përpjekur ta zgjidhim ketë. Si mundet që vendet e rajonit të punojnë nga afër me njëra-tjetrën për të hapur vende pune dhe për të mbajtur të rinjtë këtu, në vend që të ikin për në Gjermani, duke menduar se kjo është e vetmja shpresë për një jetë më të mirë. Ne duam që të rinjtë të qëndrojnë në këtë vend dhe mënyra e zhvillimit ekonomik është mënyra e vetme për ta realizuar.

Peka: Ju thatë z. Grenell se jam i kënaqur që jam larguar nga qeveria dhe nuk punoj më me qeverinë dhe jam i interesuar për zhvillimin ekonomik të Ballkanit. E para pse jeni i kënaqur që jeni larguar nga qeveria, po flasim për qeverinë amerikane.
Grenell:
Unë besoj fuqishëm tek parimet e Tomas Xheferson. Ne jemi një vend me të rinj dhe krijuam idenë se Uashington DC, duhet të ishte një vend i përkohshëm, ku njerëzit e zakonshëm të cilët kishin punuar në fushën e biznesit të mund largoheshin një moment nga jeta e tyre e biznesit dhe ti bashkoheshin qeverisë. Ka qenë një parim i Xhefersonit, ti angazhohesh në qeveri për një periudhë të shkurtër dhe më pas kthehesh dhe ndjek ato rregulla që ke krijuar. Donald Trump, natën e parë që kaloi në Shtëpinë e Bardhë e kaloi sepse u zgjodh president dhe priste ceremoninë e inaugurimit. Ai nuk ishte një krijesë e Uashington DC. Trump në fakt u dha para demokratëve dhe republikanëve për dekada si biznesmen, e kuptonte se kjo ishte ajo që donin politikanët dhe ai më pas vendosi të garonte për president. Nuk ka qenë politikan i Uashington DC. Kemi shumë persona që janë në politikë për 40 vite, dhe në këndvështrimin tonë kjo nuk është një gjë e mirë. Ndoshta kjo ishte një përgjigje e gjatë për ti dhënë përgjigje juve, që tashmë jam i kënaqur që jam larguar nga qeveria. Kam punuar në sektorin privat, në qeveri dhe tani jam kthyer në sektorin privat. Për mua kjo është mënyra se si duhet të funksionojë. Unë e njoh sektorin privat dhe e di fare mirë se çfarë mund të bëjë qeveria dhe çfarë duhet të bëjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco