Dibranët dhe ndërtimi i HEC Skavica - Çfarë do të humbë Dibra nga ky projekt?

19:39, 02/01/2023
A+ Aa A-

Skavica, është një ndër projektet më të debatuara në vend, për shkak të problemeve që sjellë për zonën e Dibrës. Nëse ky hidocentral do të ndërtohet, Dibra rrezikon të humb 35 fshatra, dhe mijëra metra katrorë tokë bujqësore.

Ndër zonat që zhduket pothuajse e gjitha, është krahina e Muhurrit.

Muhurri është njëri nga Nëntë Malet e Dibrës, i ndodhur në Dibër të Poshtëme në të dy anët e rrejdhës së lumit Drin dhe ka një sipërfaqe mbi 50 km katrore.

Në këtë sipërfaqe të madhe gjeografike, dallohet pjesa e thyer malore që përfshin hapsirën nga Hurdhë Muhurri deri në Bulaç, dhe pjesa tjetër që është me teritor të sheshtë ku përfshihen fshatrat Muhurr, Fushë Muhurr, Vajmëdhej, Kishavec dhe Rreth Kale. Nëse do të ndërtohet H/C Skavica, fshatrat që u përmendën në pjesën fushore, rrezikojnë të mbyten.

Historian Përnezha, tregon se Dibra humb shumë nga ky projekt, jo vetëm në aspektin territorial, ekonomik, por edhe kulturor dhe etongrafik.

Dëmet janë të mëdha në fushën e bujqësisë. Dibra, është një zonë e njohur gjerësisht për pemtore nga më të mirat në vend.

Dëmet janë të mëdha edhe në aspektin mjedisor. Durim Kaba, inxhinier pyjesh, shprehet se qeveria po vepron fshehurazi dhe nuk po tregon të vërtetën banorëve për këtë projekt.

Ekspertët e mjedisit shprehen se ndërtimi I Skavicës do të shkaktonte dëme kolosale dhe të pa rikuperueshme në mjedis, në florën dhe faunën e zonës, për këtë mjafton të shohim Kukësin si shembullin më të keq pas ndërtimit të Fierzës.

Efektet mjedisore dhe sociale do të ndihen pas ndërtimit të liqenit. Ato që do të vuajnë më shumë janë ato që do të mbeten dhe jo  ato që do të shpërngulen.

Ky projekt, është ende në fazë studimi dhe projektimi, por banorët dhe aktivistët kanë ndjerë rrezikun dhe në jo pak raste kanë kundërshtuar, duke protestuar, duke bërë peticione apo reagime në forma të ndryshme, pasi sakvicën, e shohin si projektin që do të zhdukë Dibrën…

Gazetar: Ergys Feta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco