VIDEO-Syri Tv/ Mediu: Opozita duhet të dalë me një kandidat. Çdo justifikim i shërben Ramës!

17:10, 02/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i bëri thirrje opozitës, të dalë me një kandidat të vetëm, në zgjedhjet e 14 majit. Mediu deklaroi se çdo përpjekje për të nxjerrë më shumë kandidatë nga kampi opozitar, i shërben vetëm kryeministrit, ndërsa kërkoi që opozita të arrijë një marrëveshje, sa i takon këshilltarëve bashkiakë. 

Nga Syri Tv

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se opozita duhet të dale vetëm me një kanditat në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mediu theksoi se çdo tentativë për të nxjerrë më shumë kandidatët nga radhët e opozitës, i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

Kreu i Partisë Republikane, kërkoi që opozita të arrijë një marrëveshje edhe sa i përket këshilltarëve bashkiakë. 

Opozita duhet të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake. Çdo justifikim për të dalë me më shumë sesa 1 kandidat i shërben pushtetit të Edi Ramës. Çdo parti politike opozitare duhet të dalë me listën e vetë të këshilltarëve. Të gjithë kandidatët për kryetar bashkie duhet të përfshijnë në shtabet e tyre elektorale të gjithë këshilltarët e subjekteve politike opozitare. Çdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin. Opozita duhet të ndërtojë një marrëveshje brenda vetes, ku këshilltarët për këshillat bashkiake të jenë ata që marrin më shumë vota.

Fatmir Mediu, kryetar i PR 

Mediu e përmbyll reagimin e tij, duke thënë se e djathta pa garë nuk ka vlerë.

Pothuaj në gjithë bashkitë e vendit, opozita e bashkuar, do të përfaqesohet në garën elektorale të 14 majit, me kandidatët e zgjedhur nga primaret e Partisë Demokratike, ndërsa një grup deputetësh të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, pretendojnë se do të dalin me kandidatët e tyre, në zgjedhjet lokale të këtij viti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco