Qyteti nga i cili duan të ikin të gjithë/ Në Kukës nuk lind më asnjë bebe...

Qyteti nga i cili duan të ikin të gjithë/ Në Kukës nuk lind më asnjë bebe...

14:12, 02/01/2023
A+ Aa A-

Kukësi është kthyer sërish në kryeqytetin e shpopullimit.

48 orët e para të këtij viti, në këtë qytet ka lindur vetëm një fëmijë, një vajzë.

Por edhe në këtë rast, fëmija i lindur në maternitetin e Kukësit është nga Bashkia e Hasit, një tjetër qytet i goditur rëndë nga shpopullimi.

Shefja e maternitetit, Venezie Doçi tha se çdo vit ka pasur deri në tre lindje në orët e para të vitit të ri, por sivjet nuk ka ndodhur kështu.

Sipas të dhënave, çdo vit lindshmëria në Kukës bie me 10 përqind.

Vërshimi i shqiptarëve me gomone drejt Britanisë së Madhe gjatë vitit 2022, bëri që shumë media evropiane të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të zbuluar shkaqet e këtij eksodi dramatik.

Sipas tyre, varfëria, korrupsioni, mungesa e perspektivës janë arsyet kryesore të eksodit.

Ditët e fundit të vitit të shkuar, revista më e madhe gjermane, Spiegel, publikoi një reportazh nga Kukësi, me titull: “Qyteti nga i cili duan të largohen të gjithë”.

Revista shkruante se Kukësi njihet edhe si Londra e Vogël. Sipas saj, shumë të rinj nga ky qytet largohen drejt Britanisë së Madhe, edhe pse udhëtimi është i rrezikshëm.

“Në Kukës të gjithë duan të arratisen,” shkruan revista.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco