Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

Mediu: Opozita duhet të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale

Mediu: Opozita duhet të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale

13:12, 02/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se opozita duhet të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Me anë të një postimi në Facebook, Mediu u shpreh se çdo vendim për të mos ndodhur një gjë e tillë, nuk bën asgjë tjetër veçse i shërben qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Ai nënvizoi nevojën për një marrëveshje brenda opozitës edhe në lidhje me këshilltarët dhe këshillat bashkiakë.

POSTIMI I PLOTE

Opozita duhet të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake.

Çdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat, i shërben pushtetit të Edi Ramës.

Çdo parti politike opozitare duhet të dalë me listën e vet të këshilltarëve.

Të gjithë kandidatët për kryetar bashkie duhet të përfshijnë në shtabet e tyre elektorale të gjithë këshilltarët e subjekteve politike opozitare. Çdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin.

Opozita duhet të ndërtojë një marrëveshje brenda vetes, ku këshilltarët për këshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shumë vota.

E djathta pa garë nuk ka vlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco