Mziu 'bashkon' PD-në/ Boçi: Shqiptarët presin fitoren në zgjedhjet lokale

Mziu 'bashkon' PD-në/ Boçi: Shqiptarët presin fitoren në zgjedhjet lokale

10:15, 29/12/2022
A+ Aa A-

Atë që nuk e bën dot për një vit me radhë, demokratët mundën ta bëjnë vetëm në fundviti, duke u bashkuar në festën e PD-së.

Ishte deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ai i cili ftoi të gjithë deputetët e Partisë Demokratike në një drekë për festat e fundvitit. Kësaj ftese, iu përgjigj pozitivisht PD, e kryesuar nga Sali Berisha, si dhe një pjesë e grupit që mbështet Enkelejd Alibeajt. Të pranishëm ishin pothuajse të gjithë deputetët, duke përfshirë liderin demokrat Berishën, Bardhin apo Xhelal Mziun. Ajo që bie në sy ishte mungesa e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Mes tyre ishte edhe ligjvënësja demokrate Jorida Tabaku, e cila publikoi edhe disa foto nga dreka. “Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng”, shkruan Tabaku krahas imazheve. Ishte deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ai i cili ftoi të gjithë deputetët e PD në një drekë për festat e fundvitit.

Beteja më e rëndësishme politike e Partisë Demokratike janë zgjedhjet lokale, të cilat marrin rëndësi për opozitën pas bojkotit të procesit të vitit 2019. Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i cili është kandidati i opozitës në Bashkinë e Elbasanit deklaron se ka ardhur koha që drejtimi i pushtetit lokal të ndryshojë. Vetë Boçi preferon të mos përmendë numra bashkish ku opozita synon fitoren, por sipas tij nuk ka zonë ku qytetarët nuk presin ndryshim.

“Në çdo betejë hyhet për të fituar, në të gjitha bashkitë PD hyn për të fituar. Prognoza me numra apo me territore nuk janë në fjalorin e duhur politik dhe nuk lidhem me pritshmëritë e qytetarëve. Qytetarët sot presin që ne të fitojmë drejtimin e të gjitha bashkive, pasi të gjithëve u ka ardhur në majë të hundës, të gjithë janë të revoltuar, të gjithë duan që të ndryshojë drejtimi lokal dhe më pas edhe drejtimi politik i vendit”, deklaroi nënkryetari i PD-së. Për të shkuar drejt fitores në zgjedhje, Boçi thekson se bashkimi i PD është elementi kryesor dhe sipas tij ka ende kohë, edhe pse Enkelejd Alibeaj ka prezantuar tashmë disa kandidatë.

“Asnjëherë nuk heqim dorë, pavarësisht keqkuptimeve, opinioneve të ndryshme që vazhdojnë të ekzistojnë, ne jemi Partia Demokratike e hapur, e pranojmë mendimin ndryshe. Por synimi për të bashkuar PD mbetet synimi ynë themelor”, theksoi Luçiano Boçi.

Përtej bashkimit politik, Partia Demokratike ende nuk ka zgjidhur çështjen e logos dhe vulës së PD. Por, sipas Boçit, është lideri i maxhorancës, Edi Rama, i cili synon të dëmtojë opozitën duke mbajtur peng vendimin e gjykatave. “Sigurisht që është strategji, e zgjedhur nga personi që sot trysnin dhe kërkon të komandojë drejtësinë. E komandon një pjesë të madhe, kërkon të imponohet në betejën për të shkatërruar këtë pjesën e organizimit të brendshëm të PD apo fuzionin e saj midis mendimeve ndryshe dhe ne do të mundohemi ta kapërcejmë”, deklaroi z.Boçi.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar, çështja e logos së Partisë Demokratike po përplaset nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit dhe ende nuk ka një vendim se kush ka të drejtën të regjistrojë në emër të Partisë Demokratike kandidatët në zgjedhje dhe të ketë komisionerët në qendrat e votimit dhe grupet e numërimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco