Vjosa Osmani: Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, çështje orësh

Vjosa Osmani: Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, çështje orësh

21:27, 28/12/2022
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se heqja e barrikadave në veri është çështje orësh.

Osmani ka thënë se tashmë ka dakordim për këtë çështje.

Pikërisht për shkak të koordinimeve dhe bashkërendimit me aleatët tanë ndërkombëtarë, unë jam e bindur që është çështje orësh heqja e barrikadave dhe në qoftë se nuk largohen ato përfundimisht, natyrisht që duhet veprim të menjëhershëm, por të dakorduar të institucioneve tona së bashku me institucionet ndërkombëtarë të sigurisë. Dakordimi tashmë është bërë, është çështje orësh, nuk mund të pritet më shumë”, ka deklaruar Osmani në Klan Kosova.

Osmani ka thënë se Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar derisa Serbia do të vazhdojë të udhëhiqet nga njerëz si Aleksandër Vuçiç, Aleksandër Vulin e Ivica Daçiç, për të cilët thotë se kanë mentalitetin e Millosheviçit.

“Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar përderisa Serbia udhëhiqet nga njerëz që akoma vazhdojnë ta kenë mentalitetin e viteve të 90’ta, është një lloj vazhdimësie e mentalitetit të Millosheviqit. Për fat të keq, gjithë rajoni. Vuçiq, Vulin, Daçiq e shumë bashkëpunëtorë të tyre, të cilët edhe kanë punuar me Millosheviqin e që fatkeqësisht kurrë nuk e kanë krijuar një lloj ndarje nga ajo e kaluar e hidhur e shtetit të tyre dhe në njëfarë mënyre po e mbajnë tërë rajonin në tension”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka thënë se Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovën dhe se “sa më larg që e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen”.

“Përtej çështjes së mentalitetit, duhet ta themi shumë qartë, sepse e dimë që të gjithë, Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovën. Ata dëshirojnë të gllabërojnë tokë Kosove dhe sa më larg që e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen. Kjo është krejt esenca e asaj që po ngjan këto ditë. Vuçiqi është duke e parë që as në negociata në dialog në Bruksel e as nëpërmet strategjive të tij të tjera të mbrapshta, nuk mund të arrij të marrë territor Kosove, në cilëndo prej strategjive”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco