SHBA-ja dhe BE-ja të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës

SHBA-ja dhe BE-ja të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës

15:41, 28/12/2022
A+ Aa A-

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandat Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

Më tutje thuhet se SHBA-ja dhe BE-ja mirëpresin garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë, ose përndjekjen e atyre, që protestojnë paqësisht.

Departamenti thotë se BE-ja dhe SHBA-ja u bëjnë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco