Arrestimi i drejtores së bashkisë, reagon Këlliçi: Dora e MJAFT-it, rrethi i Veliajt, shkollë korrupsioni!

Arrestimi i drejtores së bashkisë, reagon Këlliçi: Dora e MJAFT-it, rrethi i Veliajt, shkollë korrupsioni!

14:31, 28/12/2022
A+ Aa A-

Arrestimi dhe burgosja për mashtrim të rëndë, e një drejtoreshe të bashkisë së Tiranës, Viola Sterjos, ka dominuar sot në media dhe ka sjellë reagime të forta.

Belind Këlliçi, deputeti dhe kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Tiranës publikoi një foto të kryebashkiakut Erion Veliaj me vartësen, tashmë të arrestuar, me këtë shënim: 

“Viola Sterjo, simboli i bashkisë Tiranë. Dora e MJAFT-it, rrethi i Veliajt, shkollë korrupsioni, - vërejti ai. -  I cakton kryebashkiaku në pozicione strategjike për të kapur paranë publike. Zullumqarë! Ekip i denjë vetëm për qeli! Një gjykatë europiane, e paintimiduar nga politika, do t'i kishte nxjerrë nga bashkia me pranga, s'do të kishin as mundësinë për të kandiduar,” theksoi Belind Këlliçi.

Image

Njoftimi zyrtar nga Policia e Korçës:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco