PD: Me urdhër të Edi Ramës, 'Skapi' e arkivoi hetimin që përvëlon Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn!

PD: Me urdhër të Edi Ramës, 'Skapi' e arkivoi hetimin që përvëlon Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn!

14:12, 28/12/2022
A+ Aa A-

"Me urdhër të Edi Ramës, u arkivua hetimi që përvëlon Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn. Ky është demostrim flagrant antiligjor i Skap-it të Partisë."

"Skap-i në grazhdin e djegësave të partisë!" - Me këtë koment ironik e nisi deklaratën e tij sot, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, z. Akil Kraja për të shpjeguar para  qytetarëve shqiptarë se "dje, me urdhër të Edi Ramës, Skap-i i Partisë e arkivoi hetimin ndaj dy prokurorëve të tij, që kishin fshehur nga dosja e gjykimit, dokumente përvëluese të lidhjeve financiare të Arben Ahmetajt, i cili së bashku me Ramën dhe Agaçin e Veliajn, përbën figurën më kyçe të vjedhjes në aferën e djegësave nga kjo organizatë kriminale të qindra milionë eurove." 

"Dokumentet e fshehura nga dosja - theksoi Kraja, -  ishin dëshmi flagrante që provonin lidhjen në krim të Arben Ahmetajt me Zoton dhe Gugallen e tij, lidhje të cilat Ahmetaj për të fshehur krimin i ka mohuar para kamerave duke mashtruar nën betim.

Prokurorët bashkëpuntorë  të Ahmetajt me urdhër të Edi Ramës, u përjashtuan nga hetimi pasi çdo hetim i tyre nënkuptonte automatikisht hetim të Ahmetajt dhe direkt të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit  dhe Erion Velisë. 

Në refuzimin e hetimit të dy prokurorëve që kanë fshehur dokumentat e dosjes për Arben Ahmetajn dhe deklarimin se Arben Ahmetaj nuk është nën hetim, Skap-i i Partisë faktoi se po zhgërryhet përfundimisht në grazhdin e djegësve të partisë, dhe se nuk është gjë tjetër veçse një seksion i specializuar, i korruptuar dhe i lidhur me krimin e Partisë-shtet.

Partia Demokatike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim korruptiv dhe të papërgjegjshëm të Skap-it të Partisë dhe garanton bajlozët e krimit se ora e drejtësisë mund të vonojë, por nuk harron," përfundoi Akil Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco