Vasili: Veliaj përpiqet t’i ngjajë Ramës për gënjeshtar

13:47, 28/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një statusi në rrjete sociale ka denoncuar me foto rrugët e shkatërruara në Yzberisht.

Vasili shprehet se banorët e kësaj zone jetojnë mes baltës ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gënjen 24 orë të ditës.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Vasili risolli edhe njëherë në kujtesë të qytetarëve premtimet e pambajtura të Veliajt.

Vasili theksoi gjithashtu se një ndër zonat e tjera të Tiranës e cila po denatyrohet plotësisht është zona e Liqenit.

“Rrugët e reja të Bashkisë së Tiranës janë si ai uji që ne do kishim 24 orë  që na u premtua 'ujë Korçe me çmim Bathoreje'. E keni dgjuar besoj, se Veliaj ka qenë mjaft emblematik me krahasimet, ngaqë ka bërë atë garën që t'i ngjajë Edi Ramës, për gënjeshtar. Po ashtu ju e dini premtimin e jashtëzakonshëm që ka dhënë , që un nuk do mbahem mend si ai kryebashkiaku që dha leje ndërtimi për kulla, po do ketë vetëm lulishte.

Një bulevard shumë i dashur për mua ku kam pasur shtëpinë time, më vjen keq se si u shtrua dy herë me ato materialet e vjedhura, e bënë dy herë dhe e shqepën dhe është bërë tani një asfalt i shpifur.

Kur bëheshin paradat në kohën e partisë së punës, kalonte parada dhe kalonin dhe tankse dhe ai bulevard i mbajti dhe tankset që nuk qenë asgjë para këtyre vandalëve që e kanë shndërruar në asgjë dhe është tamam një hajdutëri tjetër.

Paguajmë taksat më të larta se çdo qytet tjetër për ujin edhe për arsimin, dhe nxënësit vazhdojnë mësimin me turne. Edhe për infrastrukturën ju e keni parë, se si blejnë kamera lloje lloje, tërë paisjet elektronike se si do e e ndjekin me 4 kamera nga mbrapa, sepse ky s'ka dhe turp. Po të doni shkioni te liqeni sa sa kan prere dhe se sa leje ndertimi kanë dhënë, ku po e shkatërrojnë dhe e kanë denatyruar dhe atë zonë”, u shpreh Vasili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco