Shërbim i tmerrshëm në poliklinikën e Fierit, Berisha: Ogerta dhe Rama e kanë mendjen te vjedhjet!

Shërbim i tmerrshëm në poliklinikën e Fierit, Berisha: Ogerta dhe Rama e kanë mendjen te vjedhjet!

13:38, 28/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar pamjet e dyndjes së qytetarëve në poliklinikën e Fierit, ku mes shtyrjeve dhe britmave, zor se merret shërbim mjekësor dhe akuzoi Ministren e Shëndetësisë dhe Kryeministrin për këtë situatë të rëndë.

“Shëndetësia në kushte të mjerueshme! Qeveria vetëm vjedh! -  reagoi Berisha në Fb. - Këto pamje vijnë nga poliklinika e Qarkut të Fierit ku radha nuk ka fund, ndërsa shërbimi është i tmerrshëm.

Qytetarët detyrohen të përballen çdo ditë me këtë situatë sepse Ogerta dhe Rama e kanë mendjen tek tenderat, vjedhjet dhe ahengjet, ndërkohë që populli ka hall shëndetin dhe vuan për bukën e gojës,” nënvizoi kreu i opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco