VIDEO-SYRI TV/ Ibrahimaj: Sulme ndaj bankave ndodhin kudo, bastet rikthehen brenda 3 muajsh

12:46, 28/12/2022
A+ Aa A-

Njësoj si kolegët e saj në kabinetin qeverisë, Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, dekaroi se sulmet  kibernetike në sistemet bankare ndodhin kudo në botë. Ajo konfirmoi sulmet ndaj sistemeve publike dhe private ndërsa shtoi se nuk ka pasur dëme në llogaritë bankare të qytetarëve. Ibrahimaj u pyet edhe për bastet online, ku paralajmëroi mbylljen e “Fundit të Marrëzisë” brenda 3 muajve të ardhshëm

SYRI TV

Sulmet kibernetike në sistemet bankare në Shqipëri, duket se nuk përbëjnë shqetësim për qeverinë shqiptare. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, pohoi këtë të mërkurë se  hakerët kanë prekur sistemet shtetërore dhe ato private, por në një linjë me kolegët e saj në kabinet, Ibrahimaj deklaroi se sulme të tilla ndodhin në të gjithë botën.

Deklaratat, Ibrahimaj i bëri në konferencën e përvitshme  për gazetarët, nga ku u pyet edhe për bastet online. 

Ministrja e Ekonomisë theksoi se qeveria po përgatit ndryshimet ligjore dhe se “Fundi i Marrëzisë” do të marrë fund brenda 3 muajve të ardhshëm.

Për sa i takon Bordit të Transparencës për çmimet e naftës, i cili ka qenë në qendër të akuzave të ekspertëve dhe opozitës, Ibrahimaj tha se bordi do të vazhdojë të funksionojë derisa çmimet të ulen nën mesataren e zakonshme në tregun ndërkombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Te mjeret28/12/2022 14:24

Ndodhin kudo dhe kur ndodhin, ministrat drejtoret zbythen me dhune nese jo me deshire e bisht nder shale.

Shto koment

Denonco