Dhurata Çupi mbështet kandidaturën e Primareve në Mat: Do të angazhohem në fushatën e Skënder Gjucit

10:45, 27/12/2022
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin e dalë nga Primaret zotin Skënder Gjucin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për RTSH, Çupi ka shprehur konsideratën e saj për Gjucin, ku sipas saj është një nga demokratët më të spikatur të Matit dhe ka një mbështetje të madhe në Mat për fituar bashkinë.

Sipas deputetes, në Mat opozita ka vetëm një kandidat dhe ajo do të mbështesë Skënder Gjucin.

Pjesë nga intervista:

Çupi: Kandidati i Primareve në Mat është një njeri me shumë dinjitet, personalitet me shumë integritet Skënder Gjuci. Nga grupimi tjetër nuk ka kandidaturë zyrtare. Zoti Gjuci ka qënë pjesë e fushatës dhe shtabit elektoral në 2021. Patjetër është një nga demokratët më të spikatur të Matit dhe ka një mbështetje të madhe në Mat për fituar Bashkinë e Matit.

Pyetje: Pjesë e kësaj mbështetje do të jeni edhe ju?

Çupi: Patjetër. Do të angazhohem në fushatën e tij.

Pyetje: Duke marrë në njëfarë mënyre edhe anë?

Çupi: Do të angazhohem në fushatën e tij. Në Mat ka vetëm një kandidaturë sot të opozitës. Në Mat unë do të mbështes Skënder Gjucin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco