Nuk hetuan faturat e Arben Ahmetajt/ SPAK shfajëson dy prokurorët

Nuk hetuan faturat e Arben Ahmetajt/ SPAK shfajëson dy prokurorët

10:46, 27/12/2022
A+ Aa A-

Vetëm 13 ditë hetime!

Kaq i kanë mjaftuar Prokurorisë së Posaçme SPAK për të konkluduar se denoncimi i gazetarit Adriatik Doçi ndaj dy prokurorëve Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho duhej mbyllur.

Në datën 22 dhjetor, SPAK vendosi mosfillimin e hetimeve ndaj dy prokurorëve që hetuan dosjen e inceneratorëve dhe që dorëzuan në gjykatë 10 të pandehur, por që sipas gazetarit Doçi sakaq ata kishin shpërdoruar detyrën dhe penguar zbulimin e të vërtetës sa kohë nuk kishin vlerësuar njësoj provat ndaj ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Gazetari Doçi denoncoi pagesat disa milionëshe të kryera nga i akuzuari Klodian Zoto ku mbuloheshin udhëtime dhe akomodime në hotele luksoze të Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij, prova këto të nxjerra nga një akt ekspertizë.

Në vendimin e mos fillimit deklarohet se nuk rezulton që dy prokurorët të kenë shpërdoruar detyrën mbasi aktet janë ndarë.

Por njëherazi argumentohet se procesi i çmuarjes së provës ëshë një proces i ndërlikuar pasi përbërës të tij janë jo vetëm komponentët juridikë, por edhe ata të brendshëm dhe psikologjikë.

Më tej në vendimin e mos fillimit shpjegohet kuptimi shqip i bindjes së brendshme që dy prokurorët patën për ministrin e financave Arben Ahmetaj, që SPAK e përkthen shqip shqip se është ajo ndjenjë që formohet tek organi procedues në bazë të përshtypjeve të tij për drejtësinë./TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco