‘Idenë e ndarjes së Kosovës e solli Rama’/ Vasili: Renegat dhe tradhtar

‘Idenë e ndarjes së Kosovës e solli Rama’/ Vasili: Renegat dhe tradhtar

10:31, 27/12/2022
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Tradhtia është ulur këmbëkryq në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë!!

"Idenë për ndarjen e Kosovës e solli Edi Rama".

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, z.Enver Hasani deklaron publikisht këtë fakt shumë të rëndë në një intervistë dhënë dje televizionit T7.

Edhe Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi pak kohe më parë pohonte: "Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para 2 vitesh kur Rama ishte në Nish, por këtë e zbuluan Uashingtoni dhe Londra”.

Shikoni pra çfarë renegati dhe tradhtari ka Shqipëria për kryeministër.

Rama, ky pazarxhi kufijsh, po kërkon të bëjë të njëjtën gjë me kufijtë detare të Shqipërisë.

Njeriu që i ka sjellë vetëm të keqia Shqipërisë dhe Kosovës qëndron akoma në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë.

Për sa kohë ai është kryeministër, armiqtë e Shqipërisë do të kenë mes shqiptarëve këndej dhe andej kufirit të Shqipërisë një tradhëtar, që punon egërsisht vetëm për interesat serbo-ruse.

Tanimë nuk mbetet gjë tjetër veçse të ngrihemi të gjithë në këmbë për të mbrojtur edhe kufijtë detare të Shqipërisë, të cilët sot janë me të rrezikuar se kurrë për shkak vetëm të Edi Ramës.

Tradhtarin e çertifikuar ndërkombëtarisht e njohim tashmë të gjithë, ndaj asnjë alibi dhe avokati politike apo mediatike nuk e shpëton dot nga kjo përgjegjësi shumë e rëndë penale e historike kryeministrin në detyrë të Shqipërisë.

Faktet ulërasin, Koha është tani!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco