Tensionet në Veri, Burimi: Koha që të bëhet një lëvizje e fortë politike, Greqia duhet ta njohë menjëherë pavarësinë e Kosovës

18:58, 26/12/2022
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv , Genc Burimi hodhi një vështrim në situatën e tensionuar në Veriun e Kosovës, dhe çfarë pritet të ndodhi në të ardhmen në konfliktin Serbi-Kosovë.

Burimi është shprehur se, Kosova duhet të bëjë një lëvizje shumë të fortë politike, në drejtimin e njohjes nga një shtet i fuqishëm në arenën ndërkombëtare si Greqia, lëvizje kjo që i jep fund zërave që Kosova nuk po arrin dot të vazhdojë proçesin e njohjes nga shtetet europiane që janë pjesë e BE-së.

"Është një situatë e pritshme si në rastin e futbollit po nuk bëre gol do ta pësosh. Kosova është bërë vite që nuk po avancon në procesin e njohjes nga vendet e tjera. Ky ritëm është ndaluar dhe ofensivën tani e ka marrë në dorë Serbia, duhet në këtë moment një lajm i fortë që të kuptohet dhe mos të vihet më në pikëpytje se është një vend i pavaruar, dhe për të arritur këtë mesazh duhet një njohje e fortë nga Greqia e cila do të ndryshonte rrënjësisht këtë situatë politike.

Në këtë moment Serbia ka avantazhin në krahun e saj dhe në fushën mediatike po luhet fortë me mesazhin se do të rikthemi çështjes së pavarësisë së Kosovës, e cila do të ishte një tmerr, kjo gjë nuk do të lejohet sigurisht nga SHBA-ja, dhe këta të fundit akoma nuk kanë vendosur që ti rikthen Serbisë pasi lufta në Ukrainë ka marrë vëmendjen kryesore.

Vuçiçi la të kuptojë se ishte më i hapur dhe ‘Open Mind’ që do të bënte një zgjidhje për Kosovën, që të arrihet kjo, duhet që të ndryshohet kushtetuta e vendit ku të cilësohet që Kosova nuk është pjesë e Serbisë më, dhe ky vendim është shumë i rëndë për cilin do drejtues të vendit serb.

Sot europa është e fokusuar në Ukrainë, sot në televizionin francez është dhënë një artikull mbi makinerinë e propagandës dhe mashtrimit të Rusisë. Në këtë artikull trajtohet tema e mbështetjes së rusisë mbi pavarsinë e Katalonjës ku i ofronte rreth 500 milionë euro dhe mbi 10 mijë ushtarë. Kjo ishte diçka e tmerrshme, e njëjta skemë po luhet në Ballkan dhe perëndimorët se dinë se çfarë karte do të luaj Serbia, të perëndimit apo të Rusisë, dhe viti 2023 do të shohim një embargo shumë e fuqishme e njëjtë si ajo e Rusisë, pasi ata e kanë deklaruar se nuk heqin dorë nga Kosova"- U shpreh Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco