Vizita e Mitsotakis, Ilda Zhulali: Edi Rama të bëjë transparencë për 'Detin' dhe çështjet e tjera

19:04, 22/12/2022
A+ Aa A-

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv vizitën e Kiriakos Misotakis në Shqipëri dhe mesazhet e kësaj vizite.

Zhulali u shpreh se kjo vizitë ka dy medalje dhe se është detyra e kryeministrit shqiptar të qartësojë popullin e tij mbi çështjen e detit dhe jo vetëm.

“Ka disa gjëra, e para ka pasur një mungesë të gjatë të vizitës së një kryeministri grek në Shqipëri, pra ndryshe nga shkëmbimet e kryeminstrit Rama me shumë homologë të tjerë në rajon. Madje shumë të shpeshta edhe me personazhe me të cilët tradicionalisht qeveria shqiptare nuk ka pasur marrëdhënie kaq të afërta, ndërkohë që qeveria shqiptare po ta vini re mungesë të shkëmbimit të vizitave dhe mesazheve në distancë. Kështu që ardhja e kryeministrit grek në Shqipëri është një lajm i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve ,sepse Shqipëria është e interesuar te ketë një marrëdhënie të mirë me një vend si Greqia që është një vend i BE. Kjo është njëra anë e medaljes.

Ana tjetër është që kryeminsitri Rama si gjithmonë mundohet t’i mbështjellë këto takime me batuta, me shaka, duke e zhvnedosur vëmendjen nga çështje thelbësore që diksutohen, ne të gjitha variantet për të shmangur transparencën. Sigurisht që çështja e detit është në tryezën e bisedimeve por mënyrën se si do të shkohet drejt zgjidhjes ne nuk e kemi të qartë dhe nuk mund të na e bëjë të qartë kryeministri grek por ai shqiptar” u shpreh Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco