SYRI TV/ Rama pret homologun grek në Dropull, Mitsotakis kushtëzon integrimin me çështjen e pronave

16:14, 22/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Kirjakos Mitsotakis, vizitoi jugun e Shqipërisë, ku zhvilloi vizita dhe takime, me minitoretin grek, në Himarë,  Finiq dhe Dervican.

Vizita e kryeministrit grek  u shoqërua me mesazhe të forta, nga pala helene, pasi  Mitsotakis, kërkoi zgjidhjen e  çështjes së pronave në Himarë,  duke e kushtëzuar zgjidhjeven e çështjeve të ngelura pezull, me  mbështetjen e Greqisë për integrimin Europian të vendit.

Gjatë vizitës në Himarë, kryeministri i shtetit helen, garantoi  minoritetin grek, se të drejtat e tyre do repektohen. 

“Dua që të dinë që edhe unë isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja, pavarësisht nëse i referohemi të drejtës për vetëvendosje, ose të drejtës që fëmijët dhe nipërit tuaj të mësojnë gjuhën greke në të gjitha nivelet, ose nëse i referohemi çështjes kritike për të drejtat e pronës. Nëse ne zgjidhim çështjet e pensioneve tuaja dhe të tepricave të pasiguruara, qeveria do të jetë gjithmonë pranë jush.

Pika e takimit, e kryeministrit Mitsotakis, me kryeministrin Edi Rama, ishte  Dervicani. Rama iu bashkua homololgut grek, duke thënë se minoriteti ngelet një pikë lidhëse, për marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Kryeministri Rama bëri me dije, se Sheshi kryesor i Dropullit do mbajë emrin e babit të Mitsotakis,  i cili  ka shërbyer më herët, si kryeministrër i Greqisë. Këtë moment e kujtoi edhe i Biri. 

Nuk mund të harroj faktin se para 30 vitesh këtu erdhi babi im, pak para se të shembej regjimi komunist në Shqipëri. Aso kohe babi im tha: minoriteti grek urë miqësie midis dy vendeve. E njëjta gjë vlen edhe tani. Me Ramën kemi bashkëpunim të ngushtë. Në mund të zgjidhim çështjet bashkë në çdo fushë.

I pranishëm, ka qenë edhe ish kampioni olimpik, Pirro Dhima, ndaj të cilit Rama, ka bërë batuta, në qendër të së cilave ishte tradhëtia ndaj vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco