Komediani Uljad Bërdica: Erion Veliaj më kujton veten kur nisa të bëj stand-up

15:01, 22/12/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në  Syri.Tv  ishte komediani Uljad Bërdica që po bën bujë me humorin e tij në Tiranë.

Në një rrëfim të shkurtër mbi jetën e tij dhe zhanerin e ri të komedisë ‘Stand-Up Comedy’ Uljadi tregoi se këtë zhanër e ushtron në një hapësirë cila quhet ‘Corner Comedy Club’.

Bërdica tha se ndër politikanët ku mund ta përdorësh për komedi më të lehtët janë historitë që tregon Veliaj dhe njerëzit që qeshin nga zori.

"Erion Veliaj është një material shumë i mirë për ta përdorur si personazh patetik në komedinë që unë po praktikoj.

Ai kur tregon ata historitë kur tregon ato historitë që qeshin njerëzit të gjithë, më kujton herën e parë kur bëra Stand Up dhe hallat qeshnin me zor dhe prandaj më kujton dhe veten."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco