Berisha ‘gozhdon’ Majkon: As ti nuk e di sa do të kushtojnë dronët turq sepse kjo është një vjedhje

Berisha ‘gozhdon’ Majkon: As ti nuk e di sa do të kushtojnë dronët turq sepse kjo është një vjedhje

12:52, 22/12/2022
A+ Aa A-

Në seancën e sotme në Kuvend, kryetari demokrat, Sali Berisha, foli për blerjen e dronëve nga Turqia. Berisha theksoi faktin se nuk dihet se sa do të kushtojnë dronët, pasi kjo është një vjedhje.

Kryetari demokrat iu drejtua deputetit socialist, Pandeli Majko, duke e pyetur nëse e di sa do kushtojnë dronët, kurse ai rrudhi buzët, duke lënë të nënkuptohet se nuk e di.

“Dhe pastaj, nanurit shqiptarët, po blejnë drone, po blejnë satelitë? Na thuaj pak sa i blen dronët? Nuk e thua çmimin sepse vjedh.

Sepse në të gjithë botën, çfarëdo që të blihet, edhe sistemet më të sofistikuara, kanë çmim.

Sa kushtuan zoti Majko se ke qenë kryeministër dhe je marrë me mbrojtjen? Nuk e di, sekret sepse vjedhin.

Në radhë të parë ato para përdori për të rritur rrogat e ushtarëve, janë gjysma e ushtarëve që kanë dhënë dorëheqjen, nuk jetojnë dot me pagën mizerabël që marrin,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco