Mungesa e Goros në pritjen e Mitsotakis, Dule: Ngjarja shumë e madhe nuk eklipsohet nga gjëra të vogla

Mungesa e Goros në pritjen e Mitsotakis, Dule: Ngjarja shumë e madhe nuk eklipsohet nga gjëra të vogla

10:55, 22/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka shoqëruar sot Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos  Mitsotakis në vizitën e tij në disa bashki në jug të Shqipërisë.

Dule e ka vlerësuar maksimalisht vizitën e kryeministrit grek, aq sa asgjë tjetër sipas tij nuk do të mund ta linte në hije, si p.sh. mospjesëmarrja në takime e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

“Besoj se ishte kuptimplotë për të gjithë” – tha Dule mbi vizitën.

I pyetur për mungesën e kryebashkiakut Goro, kreu i PBDNJ tha: “Këto nuk janë diskutime të ditës së sotme. "Sot ishte zoti Mitsotakis. Ngjarja është shumë e madhe për t’u eklipsuar nga gjëra të vogla.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco