Teliti: Investime në kohë fushate, paketa mizerabël për qytetarët, 1.2 miliard euro abuzim me fondet publike

Teliti: Investime në kohë fushate, paketa mizerabël për qytetarët, 1.2 miliard euro abuzim me fondet publike

08:43, 22/12/2022
A+ Aa A-

Dorian Teliti, ekspert ekonomie në një intervistë për Ora News tha se vihet re që fondet e investimeve për vitin 2023 po mundohen ti realizojnë gjatë 3, 4 muajve të parë, kohë që përkon me zgjedhjet.

Sipas tij një gjë e tillë nuk është e drejtë pasi “Harrojnë diçka që nuk është thjesht fokusi i investimeve 3, 4 muaj por cilësia e jetës që i kanë ofruar shqiptarëve”.

Dorian Teliti: Është një praktikë 30 vjeçare kush më pak e kush më shumë. Por sidomos vitet e fundit vihet re që fondet e investimeve për vitin 2023 po mundohen ti realizojnë gjatë 3, 4 muajve të parë. Harrojnë diçka që nuk është thjesht fokusi i investimeve 3, 4 muaj por cilësia e jetës që i kanë ofruar shqiptarëve. Nuk është se ka më justifikime që ne jemi në krye të qeveris por bashkitë drejtohen nga opozita. Pushteti është në duart e PS si në pushtetin qendror dhe vendor.

Sa i përket fondeve sociale dhe mbështetëse për kategori të ndryshme janë ulur.

Dorian Teliti: Janë ulur fondet sa i përket paketës sociale. Paketa mizerabël që u dha për qytetarët shqiptar për të përballuar çmimet jo vetëm që nuk i kanë ofruar plotësisht por një pjesë i çojën për parqet. Merr paratë nga paketat sociale dhe i çon për tendera. Ne e dimë se si është realiteti. Tani qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar se fondet publike janë marramendëse. Duhet t’ju kujtojmë qytetarëve shqiptarë çështjen e incineratorëve, aferën e projektit të Unazës së Tiranës. Kemi KLSH që ka thënë që vetëm gjatë 8, 9 muajve të parë të vitit aktual janë abuzuar me  nga fondet publike mbi 1.2 miliard euro.  

“Që kemi abuzime kemi. Qeveria kishte mundësi të jepte diçka për nevojtarët, biznesit. Asgjë nuk është bërë as me paketat minimaliste, madje dhe paratë që janë alokuar i merr mbrapsh për financim projektesh të debatueshme dhe me hije dyshimi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco