Teatri Kombëtar/ Kalaja: U shkel vendimi i Kushtetueses, trualli ju kthye sërish bashkisë me firmën e Braçes

Teatri Kombëtar/ Kalaja: U shkel vendimi i Kushtetueses, trualli ju kthye sërish bashkisë me firmën e Braçes

08:39, 22/12/2022
A+ Aa A-

Avokatja dhe aktivisja, Adriana Kalaja, tha në "Ora e Betit" se  në çështjen e Teatrit Kombëtar janë kryer një sërë paligjshmërish, duke shkelur dhe vetë vendimin e Kushtetueses.

Kjo e fundit urdhëroi kthimin e pronës nga bashkia te Ministria e Kulturës.

Adriana Kalaja: Fillimi i punimeve të sotme por gjithë situata pas datës 2 korrik  2021 kur është dhënë vendimi nga Gjykata Kushtetuese ka bërë që të cënohet ky vendim. Tani që filluan punimet a rrezikohet të mos ekzekutohet më tej.Kushtetuesja e ka thënë qartë se prona e Teatrit Kombëtar i duhet marrë bashkisë së Tiranës dhe i duhet kthyer Ministrisë së Kulturës.

Ka qenë në detyrimin e kësaj të fundit të merrte gjithë hapat ligjorë për marrjen e pronës. Vendimi i Kushtetueses është mbi ligjin, ajo pezullon ligje.Nëse ti e dëmton pronën do ta paguash një më një. Trualli është kthyer te Ministria e Kulturës dhe me një VKM të re të 30 korrikut me firmën e Erion  Braçes rikthehet prapë trualli nga Ministria e Kulturës dhe bashkia Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco